Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rrugë dhe trotuare të pastra, fruta dhe perime të kalbura të mbledhura në qese plastike. Kjo është fotografia e sotme e rrugëve dhe trotuareve te Tregu i Grave, ku zakonisht tregtohet të enjten në Tetovë.

Për të kuptuar se nga vjen kjo sjellje e pandërgjegjshme e shitësve, sot aktivistët e Shoqatës Multikultura së bashku me kryetarin e komunës së Tetovës, udhëheqësin e NPK-së Tetovë dhe shefin e Sektorit për Urbanizëm, Çështje Komunale dhe Ambient Mjedisor, i vizituan shitësit te Tregu i Grave.

Shitësve iu shpërndanë thasë për mbeturina me mesazhe ekologjike me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mirëmbajtjen e tregut dhe për lehtësimin e punës së punëtorëve të NPK Tetovë. Gjithashtu, është vendosur një kontejner i madh i improvizuar, ku shitësit mund t’i hedhin këto thasë në fund të ditës.

Në të njëjtën kohë, qytetarët patën mundësinë ta japin mesazhin e tyre për një treg të mirëmbajtur dhe një mjedis të pastër jetësor.

Aksioni është pjesë e projektit “Ndryshime pozitive për menaxhimin e mbeturinave komunale në Komunën e Tetovës”, i implementuar nga Shoqata Multikultura dhe i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

21 Janar 2022