Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Me iniciativën e dhjetë rrjeteve të organizatave qytetare të cilat bashkojnë rreth 100 shoqata dhe iniciativa, sot, më 27 nëntor të vitit 2019, u mbajt një konferencë për shtyp dhe protestë përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Maqedonia. Organizatat e shoqërisë civile kërkuan zgjedhje dhe emërim urgjente të kuadrit në disa institucione dhe organe nga ana e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ndërsa me kërkesa me shkrim ato iu drejtuan të gjithë deputetëve të Kuvendit të RMV-së.

Me thirrje për transparencë, organizatat qytetare i kërkuan Kuvendit që urgjentisht dhe pa vonesë, edhe atë para shpërbërjes së Kuvendit, të fillojë dhe të përfundojë me procedurat e zgjedhjes dhe emërimit në organet e mëposhtme:

“Shoqatat e qytetarëve janë të shqetësuara për procedurat e zgjedhjes së kuadrit në disa organe, të cilat një kohë të gjatë kanë ngecur në Komisionin për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve. Këto institucione kanë një rol thelbësor për t’i garantuar të drejtat e qytetarëve dhe për avancimin e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve. Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi është një nga organet, zgjedhja e anëtarëve të të cilit është vonuar për më shumë se katër muaj. Afati i fundit për formimin e këtij Komisioni ishte 22 gushtit, ndërsa mandati i Komisionit të mëparshëm skadoi në qershor të vitit 2019, dhe që atëherë vendi nuk ka organ të barazisë. Në zgjedhjen e këtij Komisioni janë vërejtur lëshime që nga publikimi i shpalljes, ndërsa vonimi i zgjedhjes vetëm se e zgjat edhe më shumë mbrojtjen e qytetarëve nga diskriminimi.” – deklaroi Jovana Jovanovska Kanurkova nga Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Sibel Amet, përfaqësuese i Grupit BluePrint për Reforma në Gjyqësi, vuri në dukje se: “Ngecja e procesit të zgjedhjes së tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor ndikon në efektivitetin dhe efikasitetin e këtij institucioni, veçanërisht në lidhje me kuorumin për të vendosur për procedurat e shkarkimit të gjyqtarëve, të cilat janë iniciuar dhe filluar në dhjetor të vitit 201,7 pas ndërprerjes së Këshillit për përcaktimin e fakteve dhe përgjegjëssisë së gjyqtarëve. Me vonesën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ekziston rreziku që disa nga këto procedura të vjetrohen. Zgjedhja e përfaqësuesve të shoqatave të qytetarëve në mekanizmin e jashtëm për kontrollin qytetar mbi policinë pranë Avokatit të Popullit mbetet e paqartë, megjithëse thirrja për paraqitjen e përfaqësuesve të organizatave qytetare përfundoi rreth 4 muaj më parë. Nevoja për të krijuar një mekanizëm të jashtëm u paraqit pas praktikës shumëvjeçare të mosndëshkimit të nëpunësve policorë dhe të policëve të burgjeve në rastet e keqpërdorimit të kompetencave të tyre, si dhe mosfunksionimit të mekanizmave tashmë të vendosur për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve në rastet e veprimi joprofesional dhe të paligjshëm të policisë.”

Nga platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit deklaruan:

“Tashmë një kohë të gjatë, Enti Shtetëror për Revizion dhe Agjencia për të Drejtën për Informata me Karakter Publik kanë mbetur pa strukturat udhëheqëse, gjë që është në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve, por edhe të institucioneve. Këto institucione janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të siguruar kontrollin e shpenzimit të parave publike, harmonizimin e institucioneve me rregullativën dhe të drejtën për qasje në informata. Kjo situatë le hapësirë për rreziqe të konsiderueshme në luftën kundër korrupsionit – e cila duhet të jetë angazhim kyç i deputetëve në Kuvend si përfaqësues të qytetarëve dhe mbrojtës të interesit publik.”

Ashmet Elezovski nga Qendra Kombëtare e Romëve, deklaroi se “romët janë bashkësia etnike më e margjinalizuar, ndërsa varfëria midis romëve është rezultat i diskriminimit të tyre. Në rrethana të tilla konsiderojmë se është e detyrueshme që të paktën një anëtar i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi të jetë rom, dhe disa anëtarë të bashkësive më të vogla etnike të përfaqësohen në gjyqësi dhe në organet dhe trupat e tjera”.

Organizatat qytetare kërkesat e tyre ua dorëzuan të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe thanë se do t’i ndjekin nga afër këto procese dhe do të vazhdojnë të veprojnë deri sa të përmbushen kërkesat e tyre.

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Platforma për Luftën Kundër Korrupsionit

Grupi Blueprint për Reforma në Drejtësi

Rrjeti Kombëtar për Luftë kundër Homofobisë dhe Transfobisë

Platforma për Barazisë Gjinore

Rrjeti 23

Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – Zëri kundër dhunës

Rrjeti për Përfaqësimin e Interesave të Romëve

Platforma Kundër Varfërisë e Maqedonisë

Platforma për Qëndrueshmërinë e Programeve për Parandalimin, Kujdesin dhe Përkrahje për HIV

—————————————————

27 Nëntor 2019