Me ftesë të ekipit nga Rrjeti Shkollor Evropian (European Schoolnet) i cili e koordinon Platformën Internet më i mirë për Fëmijët Better Internet for Kids Platform në emër të Komisionit Evropian, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni organizoi sesione konsultative për të mbledhur pikëpamjet e palëve të ndryshme të interesit për prioritetet e tyre për promovimin, mbrojtjen, respektimin dhe gëzimin e të drejtave të fëmijëve në botën digjitale. Qëllimi i këtyre konsultimeve ishte të pyesnin fëmijët dhe të rinjtë për mundësitë, sfidat dhe rreziqet e mundshme me të cilat përballen në internet, por edhe për t’u dhënë politikëbërësve të BE-së një pamje më të qartë për hapat që ndërmerren për të siguruar se Dekada Digjitale do të jetë e përshtatshme për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në Evropë.
Gjithsej 41 nxënës (nxënës të shkollave fillore, të mesme, nxënës romë dhe fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, si dhe 8 prindër) morën pjesë në 3 seanca online dhe 2 seanca konsultative me prezencë fizike të cilat u organizuan nga 1 shkollë fillore (Sh.F.K. “Hristijan Karposh” nga fshati Dragomanc, komuna e Nagoriçanit të Vjetër) dhe 3 organizata të shoqërisë civile (Qendra Burimore për Prindërit e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta, Qendra për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas” dhe Forumi Arsimor Rinor – Shkup.
Kontributi i pjesëmarrësve u bë pjesë e raportit “Si ta bëjmë Dekadën e Evropës Digjitale të përshtatshme për fëmijët dhe të rinjtë?” në dispozicion në https://www.betterinternetforkids.eu/digitaldecadereport
—————————————————
10 Dhjetor 2021