Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Me tregim satirik të deklaratës së Andy Warhol: “Vetëm për shkak se njerëzit e hedhin atë dhe nuk kanë ndonjë dobi prej saj, nuk do të thotë se është mbeturinë” (“Vetëm për shkak se njerëzit e hedhin atë jashtë dhe nuk kanë ndonjë përdorim për të, nuk do të thotë se është mbeturina”. Andy Warhol), Njësia për aksione të shpejta artivistike, e përbërë nga një grup artistësh, organizoi “ekspozita” të “veprave të shumta të artit” në disa lokacione anembanë vendit.

Prezantimi satirik i mjedisit në të cilin jetojmë, për këtë grup artistësh, është një mundësi për ta rritur vetëdijen për përgjegjësinë personale dhe për atë se si aksioni i një qytetari ndikon në mjedisin jetësor dhe në cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve.
Aktivizmi kreativ, si një formë e aktivizmit qytetar, qartë i vizualizon problemet, e nganjëherë arrin edhe të kontribuojë për zgjidhjen e tyre. Kur arti vihet në funksion, mund të bëjë ndryshime reale.

“Njësinë për aksione të shpejta artivistike” dhe të gjitha aktivitetet e tyre mund t’i ndiqni në Faqen e tyre në Facebook.

—————————————————

13 Qershor 2019