Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më në fund, lagjja e studentëve në Tetovë është ndriçuar. Çdo 4 vjet, premtohet përmirësimi i infrastrukturës në këtë lagje. Bëhet fjalë për një lagje të banuar kryesisht nga studentët, pasi ndodhet pesë minuta larg nga dy universitetet në këtë qytet.

Studentët në Tetovë jetojnë si në mesjetë, në një lagje me infrastrukturë të shkatërruar, mbeturina të hedhura kudo, përgjithësisht në kushte të këqija dhe në errësirë.

Një grup aktivistësh nga Tetova, vendosën ndriçimin publik, në mënyrë që ta bëjnë këtë rrugë të kalueshme gjatë natës, dhe më në fund kjo lagje nuk paraqet më rrezik jo vetëm për studentët, por edhe për banorët e tjerë të kësaj rruge.

Aksioni është realizuar pa asnjë kontakt të drejtpërdrejtë midis anëtarëve të grupit, gjegjësisht është realizuar në faza dhe në mënyrë sekuenciale nga ana e autorëve të ndryshëm.

Aksioni “Ndriçohet lagjja e studentëve në Tetovë” është i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

23 Shkurt 2021