Këshilli drejtues i Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni zgjodhi 10 projekte të organizatave të shoqërisë civile dhe bërthamave aktiviste që do të shpërblehen me grante nga Thirrja për ndarjen e granteve për organizatat e shoqërisë civile dhe bërthamat aktiviste që punojnë në mënyrë aktive dhe/ose janë të interesuara të punojnë në fushën e ndryshimeve klimatike. Grantet janë pjesë e aktiviteteve që Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni i zbaton në kuadër të konceptit “Kërcimi i gjelbër- Partneritete për aksion klimatik”.
Grantet kapin vlerën e përgjithshme prej 80.000 dollarëve amerikanë.
Organizata qytetare / bërthama aktiviste | Titulli e projektit | Buxheti i miratuar |
Vlladimir Sikavica – Iniciativa vullnetare aktiviste “Smetllana” | Vodnoja e pastër | 4.350$ |
Nderim Pollozhani | Vendlindja nuk dashurohet me mbeturina | 3.500$ |
LOESJE Manastir | PASTRO MË SHUMË, NDOT MË PAK! | 12.760$ |
Shoqata për Edukim Ligjor dhe Transparencë “STANICA P.E.T.” Prilep | Drejtësi klimatike për qytetarët e margjinalizuar | 13.000$ |
Qendra për Karikaturë e Maqedonisë-Veles | Fushata kreative me karikaturë “MAQEDONI, DO TË JESH E GJELBËR PËRSËRI!” | 4.761$ |
Shoqata për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve romë “Progres”- Shkup | Mbani ambientin tuaj të pastër | 5.580$ |
Koalicioni Rural Kumanovë | Aksion klimatik për ndryshimet klimatike në bujqësi | 8.520$ |
Qendra për integrimin e të Rinjve ëndrra “ËNDRRA RINORE” – Strugë | Përmirësimi i mjedisit jetësor, ndryshimi i së ardhmes | 7.121$ |
ARRADHA E PARË E SKAUTËVE TË SHKUPIT – Shkup | Elementi i pestë | 12.229$ |
Media Plus Shtip | Utopi? Lindja e Gjelbër, ujëra të pastra | 8.179$ |
—————————————————
29 Prill 2021