Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Gjithsej 286 bursa iu ndanë nxënësve romë të regjistruar në klasën e parë në vitin shkollor 2019/2020 në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “TË RREGULLT NË ORË: Aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor” Projekti implementohet nga ana e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni së bashku me partnerët e saj Shoqatën “Qendra për Mbështetje në Arsim – Dendo vas” dhe Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi”.

Në thirrjen për ndarjen e bursave arritën gjithsej 955 aplikime. Të drejtë për bursë kishin nxënësit romë që janë të regjistruar në klasën e parë në vitin shkollor 2019/2020, familjet e të cilëve janë përfitues të ndihmës sociale, e cila është e lidhur me të ardhurat e familjes. Duke u bazuar në këto kritere, bursat iu ndanë gjithsej 286 nxënësve, 55% e të cilëve janë vajza, ndërsa 45% djem. Bursistët vijnë nga 55 shkolla fillore nga 27 komuna.

Me anë të bursave do të zvogëlohen shpenzimet financiare të familjeve rome që lidhen me shkollimin e fëmijëve të tyre. Bursa mbulon një periudhë prej një viti shkollor dhe është në vleër prej 400 eurosh në vit (në kundërvlerë në denarë). Ajo është e dedikuar për t’i mbuluar shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, ushqimit, veshjes, mjeteve dhe materialeve shkollore, pajisjeve sportive dhe pajisjeve të tjera për aktivitete jashtëshkollore të fëmijëve. Nxënësit e rregullt do të mund ta mbajnë bursën për vitin aktual shkollor, ndërsa ata që do të kalojnë me sukses në klasën e ardhshme, potencialisht do të jenë në gjendje ta rinovojnë atë për dy vitet e ardhshme shkollore.

*****

Rreth projektit “TË RREGULT NË ORË: Aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor”

Projekti ka për qëllim të sigurojë qasje të barabartë në arsim për fëmijët romë dhe t’i motivojë fëmijët të jenë të rregullt në orë, por gjithashtu edhe të sigurojë një mjedis inkluziv për mësim, ku respektohet diversiteti dhe ku të gjithë fëmijët ndihen të mirëpritur dhe të stimuluar në mënyrë të barabartë për të pasur sukses. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe do të implementohet deri në tetor të vitit 2022. Më shumë informacion mund të gjeni në https://bit.ly/2O8T7ve.

 

—————————————————

19 Mars 2020