Këshilli drejtues i Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni zgjodhi 15 projekte të organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Grantet kapin vlerën e përgjithshme prej 103,669 dollarëve amerikanë.
Kjo skemë e granteve është në kuadër të konceptit Pjesëmarrja e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit në BE, që është dizajnuar me qëllimin e përgjithshëm për t’i mbështetur proceset e reformave në fushat e luftimit të korrupsionit, gjyqësisë dhe parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, si prioritete në procesin e anëtarësimit në BE.
Për ta rritur qarkullimin e informacionit dhe për ta përmirësuar kuptimin e qytetarëve për proceset e reformave gjatë anëtarësimit në BE, aktivitetet e projektit do të synojnë rritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit, si dhe përmirësimin e kapaciteteve për t’i kuptuar proceset e reformave për evropianizimin e shoqërisë.
Grantistët e përzgjedhur do të marrin pjesë në një fushatë të përbashkët, të cilën do ta përgatisë FSHHM-ja, për të rritur qarkullimin e informacionit në lidhje me anëtarësimin në BE.
Organizata |
Emri i projektit |
Buxheti i miratuar |
Shoqata për edukimin e bujqve “BURSA E GJELBËR” Manastir | Nga një grua rurale në një ndërmarrëse të suksesshme, pa stereotipe dhe diskriminim |
7,000 $ |
FINANCE THINK – Instituti për Hulumtime dhe Politika Ekonomike, Shkup | Barazia gjinore në vendin e punës: Monitorimi në nivel lokal |
6,915 $ |
Shoqata e qytetarëve “KONTRAPUNKT” Shkup |
EU REKA |
6,970 $ |
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut
|
Ndikimi i Kapitullit 23 mbi procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian |
6,948 $ |
Shoqata e qytetarëve të punonjësve të tekstilit, lëkurës dhe këpucëve, “Glasen Tekstilec” nga Shtipi |
Qasja në drejtësi në Rajonin Lindor |
6,803 $ |
Koalicioni Rural – Kumanovë | Të drejtat themelore të njeriut dhe barazia gjinore – Sfidat për praktikimin në zonat rurale |
7,000 $ |
Shoqata për Demokraci Lokale – Qendra e Komunitetit e komunës së Strugë – Strugë | Analiza e perceptimit publik të procesit të anëtarësimit në BE – me fokus në Kapitullin 23 |
6,969 $ |
Shoqata e Qendra Afarsite Informative Rome e Maqedonisë – ShQAIRM | Respektimi i të drejtave të të burgosurve nga bashkësitë etnike në prizmin e komunitetit rom |
6,994 $ |
Koalicioni i shoqatave qytetare “Të gjithë për gjykim të drejtë” Shkup | Masa e paraburgimit midis praktikës vendase dhe asaj evropiane |
7,000 $ |
Shoqata e qytetarëve Media Plus, Shtip | Edhe informimi lokal është një test për në BE |
6,920 $ |
Shoqata për hulumtim, Analizë dhe Zhvillim, “Thjerra e Gjelbër” – Shkup | Risocializimi dhe riintegrimi në shoqëri përmes provës |
6,690 $ |
Shoqata për të Drejta dhe Mundësi të Barabarta, GRATË NË EKONOMI – Shtip | Ji e guximshme, fol zëshëm! |
6,811 $ |
Shoqata për Zhvillim Rural – Grupi Aksional Lokal Agro Lider – Krivogashtani | Skepticizmi në lidhje me BE-në kundrejt optimizmit në lidhje me BE-në në zonat rurale |
6,840 $ |
Shoqata MULTIKULTURA, Tetovë | Të rinjtë janë ndryshimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian |
6,819 $ |
Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (QHAJ) – Shkup | Drejtësia administrative sipas standardeve evropiane |
6,990 $ |
—————————————————
5 Nëntor 2019