Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Me iniciativën e një grupi artistësh – Gjorgje Jovanoviq, Ljubisha Kamenjarov, Aleksandar Naumovski, Ivan Ivanovski dhe Andrej Mitevski, Qendra për Arte Bashkëkohore zhvilloi 5 aksione artistike në qytetin e Shkupit – u vizatuan 5 murale me tema që lidhen me epideminë aktuale.

Përmes pesë muraleve janë përshkuar tema si barazia sociale dhe drejtësia në kohë të pandemisë dhe rëndësia e respektimit të rekomandimeve të autoriteteve. Por, ky aksion artistik përpiqet gjithashtu në një mënyrë artistike ta falënderojë publikun për personelin mjekësor, gazetarët, reporterët dhe kameramanët, policinë, shërbimet komunale dhe punëtorët që punojnë në furnizimin e përditshëm dhe logjistikën, dhe të cilët në këto momente të vështira janë në radhë të parë të mbrojtjes së qytetarëve.

Rrotullimi në rreth, le ta ndërpresim rrethin

Ivan Ivanovski

(vendi para poliklinikës në Bit Pazar)

Ideja e kësaj pune është të theksohet aspekti ciklik i proceseve dhe mundësia për të ndikuar në këtë aspekt ciklik. Përmes paraqitjes ikonike të një qeni që e ndjek bishtin e vet, autori e thekson rëndësinë e vetëdijes tek secili prej nesh individualisht për mbrojtjen e shëndetit personal dhe kolektiv.

Dr. Ninxha

Ljubisha Kamenjarov

(vendi – fasada e Galerisë mobile të montuar)

Dr. Ninxha është një vepër që njerëzit që luftojnë me epideminë, qofshin ata punëtorë mjekësorë, punonjës të shërbimeve komunale, policë apo ndonjë punëtor tjetër, i sheh si super heronj dhe ninxha modernë. Ata i përdorin fuqitë e tyre për ta luftuar epideminë dhe për ta shkatërruar atë, në mënyrë që jeta të kthehet në normalitet, e me këtë edhe jeta e tyre të kthehet në normalitet. Në fakt, ideja po ashtu ka për qëllim të tregojë se secili nga ne mund t’i ndihmojë këta super heronj në një mënyrë të thjeshtë – duke treguar kujdes për veten dhe të tjerët në këto momente të vështira.

Falënderim për punëtorët shëndetësorë, gazetarët, punëtorët e shërbimeve komunale, policët dhe furnizuesit

Aleksandar Naumovski

(Trapi tek keji i Vardarit)

Falënderim për punëtorët shëndetësorë, gazetarët, punëtorët e shërbimeve komunale, policët dhe furnizuesit është titulli i punës së veprës së Aleksandar Naumovskit. Tema e kësaj vepre janë njerëzit ose profesionet që në periudhën e epidemisë në kurrizin e tyre i pranojnë goditjet e saj, duke luftuar për të gjithë ne dhe duke mundësuar funksionimin e segmenteve jetike të shoqërisë. Përmes 5 portreteve të mëdha (punëtor i shërbimit komunal, shitëse, infermiere, reportere dhe police) autori në emrin tonë shpreh mirënjohje për të gjithë ata që janë sakrifikuar heroikisht në këto momente të vështira.

Korona në kavanoz

Gjorge Jovanoviq

(Trapi tek keji i Vardarit)

Korona në kavanoz është vepër e Jovanoviqit, në të cilën ai vizualisht i prezanton përpjekjet e njerëzimit për të izoluar virusin dhe për ta vënë atë nën kontroll. Puna e Jovanoviqit e përfshin kontekstin e gjerë shoqëror të situatës aktuale, duke i paraqitur nga njëra anë përpjekjet dhe nevojat e njerëzimit për ta ruajtur arsyen dhe nevojën për ta vënë situatën nën kontroll. Në të njëjtën kohë, kjo vepër dërgon edhe mesazhe të drejtësisë sociale dhe solidaritetit midis njerëzve, si mënyrë e vetme për t’i kapërcyer situatat e këtilla të vështira siç është kjo me epideminë e virusit.

Korona e sulmon planetin Tokë

Andrej Mitevski

(element betoni në stacionin hekurudhor)

Korona sulmon planetin Tokë është frymëzimi për këtë vepër, e cila do të paraqitet artistikisht në formën e viruseve të koronës që pa mëshirë e bombardojnë Tokën. Por, për fat të mirë njerëzit nuk qëndrojnë pasivë dhe në mënyrë aktive, secili në kuadër të profesionit të tij (shkencëtarët, mjekët, ushtria, policia, shërbimet komunale) dhe me njohuritë specifike përfshihen në luftën kundër koronës, në mënyrë që ta shpëtojnë planetin sa më shpejt që të jetë e mundur nga sulmi i armikut, i cili, në fakt, ende nuk është i njohur mirë për ne.

—————————————————

9 Maj 2020