Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Projekti “Dialog me organizatat e shoqërisëve civile – Platformë për Pjesëmarrjen Strukturore në Integrimin në BE”, më 2 dhe 3 shkurt 2021 organizon trajnim për organizatat e shoqërisë civile, të paraparë për rritjen e njohurive dhe aftësive të nevojshme për t’u përfshirë në proceset e integrimit evropian.

Tre qëllimet kryesore të trajnimit janë rritja e disponueshmërisë së informacionit dhe mbështetja e pjesëmarrjes në proceset e hartimit të politikave publike në lidhje me anëtarësimin në BE, krijimi i parakushteve për përfshirjen cilësore të një spektri më të gjerë të organizatave të shoqërisë civile në mekanizmat institucionalë të konsultimit dhe rritja e ndikimit të shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Trajnimi u dedikohet përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile të cilët kanë nevojë për aftësi dhe informacion specifik, të cilat do të mund t’i përdorin në mënyrë konkrete gjatë pjesëmarrjes së tyre në mekanizmin e konsultimit, si dhe për organizatat më të vogla, në terren, të shoqërisë civile, që kanë nevojë për inkurajim për t’u përfshirë në reformat e politikave publike, konsultimin me institucionet kombëtare dhe Komisionin Evropian.

Për shkak të situatës aktuale me Kovid-19, metodologjia e punës do të organizohet drejtpërdrejt përmes seancave që do të mbahen në platformën ZOOM, mjeteve për përfshirje interaktive dhe diskutimeve të pjesëmarrësve.

Për këtë trajnim do të përzgjidhen 15 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në vend.

Të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë në këtë trajnim duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit, më së voni deri të hënën, 25 janar 2021.

Projekti “Dialogu me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje të strukturuar në integrimin në BE” është i miratuar dhe i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe implementohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në partneritet me Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, Qendra për Komunikime Qytetare dhe Reaktor – Hulumtimi në aksion.

Për më shumë informacion vizitoni platformën: www.dijalogkoneu.mk

—————————————————

19 Janar 2021