Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Komunën e Rosomanit i hapën sot ambientet e rindërtuara të çerdhes “Pjeshkëza”, duke e zgjeruar kapacitetin e çerdhes. Me donacionin nga FSHHM-ja, përveç dhomave të adaptuara për më vegjëlit, “Pjeshkëza” fitoi edhe një oborr të rregulluar mirë.

Investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijëve është themeli mbi të cilin ndërtohet një shoqëri e hapur. Vitet e para të zhvillimit të fëmijëve ofrojnë mundësi unike për të krijuar breza të ardhshëm të arsimuar, të suksesshëm, të vetëdijshëm dhe aktivë, që do të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të përparuar. Sigurimi i kushteve cilësore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve krijon mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët dhe u mundëson plotësisht t’i shfrytëzojnë potencialet e tyre.

Për Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni, krijimi i zgjidhjeve të qëndrueshme sistemore që do të ofrojnë mundësi të barabarta arsimore për të gjithë fëmijët mbetet prioritet. Ne vazhdojmë t’i mbështesim edhe më tej Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komunat në përpjekjet e tyre për të siguruar shanse më të mëdha për rritje dhe zhvillim më të mirë të sa më shumë fëmijëve.

—————————————————

24 Tetor 2019