Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Kriza e shkaktuar nga epidemia e KOVID-19 ka prekur seriozisht të gjithë segmentet e shoqërisë dhe të gjithë qytetarët, por prapëseprapë efekti dhe dëmi më i madh në mënyrë disproporcionale u shkaktohet grupeve të pafavorizuara, grave dhe komuniteteve të margjinalizuara.

Për t’i zbutur pasojat socio-ekonomike të ndikimit Covid-19 ndaj grupeve të cenueshme, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni siguroi 148,000 dollarë si mbështetje lokale përmes projektit rajonal “Përgjigje ndaj efekteve socio-ekonomike të KOVID-19 duke i mbështetur grupet e cenueshme, punëtorët me rrogë të ulët, punëtorët në ekonominë joformale dhe punëtorërit e përkohshëm”. Projekti zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen e Fondit të Përbashkët për Përgjigje të Shpejtë ndaj KOVID-19 të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

Projekti synon të kontribuojë për ta kuptuar më mirë efektin e politikave qeveritare mbi grupet e cenueshme, dhe përmes aktiviteteve të zbatuara të kontribuojë në zbutjen e pasojave socio-ekonomike për ta. Në të njëjtën kohë, projekti do të promovojë masa afatgjata për të zbutur efektet dhe do të testojë dhe zhvillojë modele dhe nisma të reja zhvillimore në rajon, posaçërisht për punësimin e njerëzve nga grupet e cenueshme.

Mbështetja lokale përmes granteve për tre shoqatat dhe tre organizatat “think-tank”, përmes aktiviteteve të implementuara në kuadër të projektit, do të mundësojë:

Mbështetja për zbutjen e pasojave socio-ekonomike të ndikimit të Kovid-19 për grupet më të cenuara të qytetarëve do të sigurohet përmes aktiviteteve të implementuara në kuadër të projekteve të organizatave të mëposhtme të shoqërisë civile:

  1. Shoqata për Hulumtimin e Politikave Analitika Shkup – projekt që synon përcaktimin e situatës dhe të efekteve të masave të miratuara për përballjen me KOVID-19, mbi grupet e cenueshme të qytetarëve (punëtorë nga ekonomia joformale, gjegjësisht punëtorët kulturorë, sektori i hotelierisë, tregtia dhe punëtorët shtëpiakë), si dhe krijimin e një baze për përmirësimin e masave/politikave ekzistuese dhe krijimin e rezistencës më të madhe të kësaj kategorie të qytetarëve ndaj pasojave të krizave të ngjashme në të ardhmen.
  2. Instituti për Hulumtime dhe Politika Ekonomike Finance Think Shkup – projekt për zvogëlimin e pasojave socio-ekonomike të krizës së shkaktuar nga Kovid-19 mbi kategoritë e cenueshme të punëtorëve.
  3. Shoqata për Hulumtime dhe Analizë, ZMAI Shkup – projekt që synon të kontribuojë në rritjen e transparencës së të dhënave që e përshkruajnë situatën reale ekonomike dhe ndikimin e Kovid-19 gjatë fazës së rimëkëmbjes ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  4. Shoqata e Qytetarëve të Punëtorëve të Tekstilit, Lëkurës dhe Këpucëve “Gllasen Tekstilec” – projekt që synon të lobojë, përfaqësojë, dhe monitorojë zbatimin e dekreteve dhe masave në lidhje me sigurinë në vendin e punës, respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe pagimin e rrogave gjatë epidemisë së Kovid-19. Projekti do të implementohet me mbështetje mentoruese nga ZMAI Shkup.
  5. Shoqata për Zhvillim Rural Grupi Aksional Lokal AGRO LIDER  – projekt për forcimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të grave nga zonat rurale, duke ndërtuar ferma bujqësore të qëndrueshme ekonomikisht dhe kapacitete lokale, duke vendosur qasje në mbështetje këshilluese dhe duke krijuar politika publike për barazi ligjore. Projekti do të implementohet me mbështetje mentoruese nga Finance Think.
  6. Shoqata për Avancimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve “Punëtori i Denjë Prilep”– projekt që synon të sigurojë analizë proaktive socio-ekonomike, edukim, solidaritet dhe mbrojtje të punëtorëve nga ekonomia joformale (punëtorë shtëpiakë, punëtorë kulturorë dhe punëtorë të hotelieriesë) në komunën e Prilep për t’u përballur me Kovid-19. Projekti do të implementohet me mbështetje mentoruese nga Analitika Shkup.

Ne në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni angazhohemi për dinjitet për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe vazhdojmë të reagojmë shpejt dhe me fleksibilitet ndaj të gjitha kërcënimeve për shoqërinë e hapur.

—————————————————

29 Korrik 2020