Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Përballja me pasojat ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga kriza shëndetësore do të jetë shumë e vështirë dhe e pasigurt në periudhën në vijim. Në periudhën e kaluar kemi vërejtur shkelje të rënda të të drejtave të punëtorëve dhe u përballëm me një situatë në të cilën punëtorët e angazhuar në ekonominë joformale mbetën pa të ardhura, luftojnë për të mbijetuar dhe kanë vështirësi të mëdha në ushtrimin e të drejtave të tyre që u takojnë në bazë të disa prej masave qeveritare anti-krizë.

Për ta parandaluar thellimin e cenueshmërisë dhe margjinalizimin e mëtejshëm të punëtorëve me rroga të ulëta dhe të punëtorëve joformalë, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni siguroi 255.000 dollarë mbështetje përmes Fondit të Përbashkët për Përgjigje të Shpejtë ndaj KOVID-19 të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

Me këtë mbështetje do të sigurohet ndihmë efikase dhe në kohë për një numër të madh të punëtorëve me rrogë të ulët dhe punëtorët joformalë, shumica e të cilëve janë gra, romë dhe prindër të vetëm, për të fituar qasje në masat e ndihmës shtetërore, të nevojshme për t’i përmbushur nevojat themelore jetësore dhe do të sigurohet mbrojtje e të drejtave të tyre të punës.

Organizatat lokale rome dhe organizatat që ofrojnë ndihmë juridike falas dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut do të ofrojnë mbështetje në formën e:

Mbështetja për mbrojtjen e të drejtave të punës së punëtorëve me rrogë të ulët dhe punëtorëve joformalë në kohë të krizës shëndetësore do të sigurohet përmes aktiviteteve të implementuara në kuadër të projekteve të organizatave të mëposhtme të shoqërisë civile:

  1. OJQ KHAM Dellçevë – projekt për promovimin e shëndetit të komunitetit rom gjatë krizës shëndetësore në Dellçevë, Pehçevë me fshatin  Cërnik, Berovë, Vinicë, Koçanë dhe Shtip.
  2. Shoqata HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup – projekt për mbrojtjen e të drejtave socio-ekonomike dhe të punës dhe fuqizimin ligjor të personave që përdorin drogë dhe të punëtorëve seksualë gjatë KOVID-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë s Veriut.
  3. HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim – projekt për zvogëlimin e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga kriza shëndetësore në komunitetin rom në komunën e Shuto Orizarit dhe në territorin e qytetit të Shkupit.
  4. Fondacioni IDEA Evropa Juglindore – projekt për të informuar më mirë publikun në kohë pasigurie të shkaktuar nga KOVID-19 dhe për të rritur vetëdijen e publikut për rreziqet nga paraqitja e tendencave jodemokratike që e dëmtojnë shoqërinë e hapur.
  5. Shoqata për Edukim Ligjor dhe Transparencë “STANICA P.E.T.” Prilep – projekt për të ndihmuar dhe organizuar komunitetet e margjinalizuara për përballjen me krizën shëndetësore në komunat e Prilepit, Dollnenit dhe Krivogashtanit.
  6. OJQ Romano Çaçipe  – projekt për promovimin e shëndetit të komunitetit rom gjatë krizës shëndetësore në komunën e Shuto Orizarit.
  7. Shoqata Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Shkup – projekt për mbështetjen e punëtorëve gjatë krizës së KOVID-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
  8. LIL – Shoqata e Punëtorëve të Arsimit dhe për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave dhe Fëmijëve – projekt për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve me të ardhura të ulëta dhe punëtorëve joformalë Romë në kushte të krizës së KOVID-19 në komunat e Gjorçe Petrovit, Sarajit, Karposhit dhe në vendbanimin Vizbeg.
  9. Shoqata për këshillim, shërim, riintegrim dhe risocializim të personave të varur nga substancat psikoaktive “IZBOR”, f. Banicë, Strumicë – projekt për mbrojtjen e të drejtave të punës të punëtorëve me të ardhura të ulëta dhe punëtorëve joformalë në kushte krize për shkak të KOVID-19 në rajonin juglindor-Strumicë, Radovish, Dojran, Vallandovë dhe Gjevgjeli.
  10. IRIZ – Iniciativa për Zhvillimin dhe Përfshirjen e Komuniteteve – projekt për avancimin e shëndetit të komunitetit rom gjatë krizës shëndetësore në Shuto Orizari dhe në qytetin e Shkupit.
  11. Organizata Edukative-Humanitare EHO – projekt për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe lehtësimin e qasjes në institucione dhe masat antikrizë për ndihmë në kushte krize për shkak të KOVID-19 në Shtip dhe në qytetet përreth në Rajonin Lindor të Planifikimit.
  12. Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave – ESE – projekt për përballje me efektet shëndetësore dhe ekonomike të epidemisë ndaj grupeve të cenueshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fokus komunat e banuara nga popullsia rome.
  13. Qendra Kombëtare e Romëve – Kumanovë – projekt për mbrojtjen e të drejtave të punës të punëtorëve me të ardhura të ulëta dhe punëtorëve joformalë në kushte krize për shkak të KOVID-19 në komunën e Kumanovës.
  14. Asociacioni për Zhvillimin Demokratik të Romëve – “SONCE” – projekt për përballje me pasojat ekonomike të KOVID – 19 duke i mbështetur punëtorët joformalë romë në komunat e Tetovës dhe Gostivarit.
  15. Qendra Kulturore Rinore – Manastir – projekt për ndihmë dhe mbështetje juridike të qytetarëve nga ekonomia formale dhe joformale në kushte krize në komunat e Manastirit, Demir Hisarit dhe Prilepit.

Ne në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni angazhohemi për respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe për dinjitet për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë dhe vazhdojmë të reagojmë shpejt dhe me fleksibilitet ndaj të gjitha kërcënimeve për shoqërinë e hapur.

—————————————————

27 Korrik 2020