Aksioni MBANI MASKAT ka për qëllim në mënyrë të qartë vizuale t’ua kujtojë dhe t’i inkurajojë qytetarët që të përdorin pajisje personale mbrojtëse, gjegjësisht maska mbrojtëse për të mbrojtur veten e tyre, por edhe të tjerët nga virusi Kovid-19, përhapja e të cilit po përparon dhe kontrollohet gjithnjë e më e vështirë.
Me këtë aksion, në mënyrën e tyre aktiviste, duke vendosur maska të mëdha mbrojtëse në hapësirën publike, aktivistët ua bënë me dije qytetarëve se duhet të respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19. Mbajtja e maskës është njëra nga mënyrat më të mira për të parandaluar përhapjen e pakontrollueshme të sëmundjes.
Maskat janë vendosur në njëzet vende në Manastir me shpresën se në këtë mënyrë do të inkurajohet kultura e vetë-mbrojtjes dhe e mbajtjes së maskave në këto periudha të vështira të krizës shëndetësore.
—————————————————
8 Qershor 2020