Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Misioni themelor i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë” ka të bëjë me respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, veçanërisht të standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë, përmes formave të ndryshme të veprimit në përpjekje për ta rritur nivelin e zbatimit të tyre, për të filluar reformat institucionale dhe ligjore, si dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në gjyqësi dhe në institucionet e tjera të sistemit.

Projekti “Masa e paraburgimit midis praktikës vendase dhe asaj evropiane” synon të ndikojë në proceset e reformës në gjyqësi në drejtim të përdorimit të masës së paraburgimit dhe të masave të tjera për të siguruar pjesëmarrjen, në lidhje me rekomandimet e BE-së dhe Kapitullit 23.

Koncepti Evropian i masës së paraburgimit do të thotë që ai duhet të përdoret vetëm si mjet i fundit dhe duhet të shqiptohet vetëm nëse masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës penale. Nga ana tjetër, praktika e Republikës së Maqedonisë së Veriut tregon se shpesh përdoret paraburgimi, për dallim nga masat e tjera për sigurimin e pranisë së të akuzuarit, për të cilën gjë shqetësohet publiku profesionist vendas, por edhe Bashkimi Evropian. Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut shpesh konstaton shkelje të të drejtave të njeriut për shkak të shpjegimeve të pamjaftueshme për meritat e masës së paraburgimit ose gjatësisë së tepruar të paraburgimit të shqiptuar nga gjykatat vendase, që nga ana tjetër ngre pyetje dhe dyshime për përdorimin e paraburgimit si formë maskuar e dënimit para se personi të dënohet.

Përdorimi jo proporcional i paraburgimit sjell shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, siç janë kushtet çnjerëzore ose degraduese të burgjeve të shkaktuara nga mbipopullimi i institucioneve, shkelje të parimit të supozimit të pafajësisë, e madje edhe shkelje të parimeve dhe standardeve për gjykim korrekt dhe të drejtë. Në të njëjtën kohë, përdorimi i tepërt dhe i shpeshtë i paraburgimit mund të jetë kundërproduktiv, kështu që në vend të zvogëlimit të krimit, ai në të vërtetë mund ta rrisë nivelin e tij duke e rritur recidivizmin.

Në thelb, ekzistojnë disa arsye që mund të ndikojnë në përdorimin e tepërt të paraburgimit, por fatkeqësisht në Maqedoninë e Veriut autoritetet kompetente nuk kanë kryer hulumtime të plota mbi përdorimin e kësaj mase dhe ndikimin që ka ajo. Aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit “Masa e paraburgimit midis praktikës vendase dhe asaj evropiane” do të hulumtohet aplikimi i masës së paraburgimit në vend, si në aspektin e domosdoshmërisë së tij, ashtu edhe të përputhshmërisë me ligjin e vendit, zbatimin e masave alternative ndaj paraburgimit, si dhe në aspektin e rishikimit krahasues me praktikën e sistemeve gjyqësore në Evropë dhe udhëzimet dhe rekomandimet nga Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Kombet e Bashkuara. Analiza e të dhënave do të bëjë të mundur diagnostikimin e shkaqeve dhe problemeve që lidhen me zbatimin e masës së paraburgimit si masë më e rreptë për sigurimin e pranisë së të akuzuarit, do të mundësojë debat publik dhe do të kontribuojë në zbatimin e duhur të rekomandimeve të BE-së dhe Këshillit të Evropës në aspekt të sundimit të ligjit.

—————————————————

17 Qershor 2020