Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Ideja dhe qëllimi i aksionit artistik është t’i paralajmërojë qytetarët në mënyrë kreative për nevojën për ta mbajtur distancën fizike dhe kështu të kontribuojë në respektimin e kësaj mase, e cila është mjeti më efektiv në luftën kundër epidemisë së COVID-19.

Aksioni frymëzimin e tij e merr nga anekdota nga periudhat gazmore të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, kur për çdo gjë që bëhej/ndërtohej/vendosej, duhej të lihej hapësirë e mjaftueshme që të kalonte një Fiqo. Rastësisht ose jo, hapësira e nevojshme për të kaluar një Fiqo është rreth 2 metra, që në fakt është distanca e rekomanduar për ta parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ky aksion kryesisht u dedikohet gjeneratave më të vjetra që janë më të ndjeshme ndaj virusit, e megjithatë shumë shpesh harrojnë ta respektojnë distancën e rekomanduar prej 2 metrash. Shpresojmë që Fiqot e verdha do t’ua kujtojnë qytetarëve të Manastirit që ta mbajnë një distancën më me përgjegjësi, të paktën sa për të kaluar një Fiqo ndërmjet tyre.

Përveç siluetave të Fiqove, në kuadër të aksionit janë bërë edhe një sasi e madhe ngjitësish që përkujtojnë për nevojën për të mbajtur distancë, si dhe për rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga COVID-19.

—————————————————

28 Prill 2020