Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Mbrojtja shëndetësore, por edhe realizimi në përgjithësi i të drejtave themelore, për romët paraqesin problem të përditshëm. Diskriminimi dhe trajtimi i pabarabartë i romëve ekziston dhe shpesh vjen si rezultat i vetëdijes së ulët të punëtorëve shëndetësorë, dhe të institucioneve në përgjithësi, për aspektet kulturore gjatë punës me grupet e margjinalizuara, e veçanërisht me romët. Në të njëjtën kohë, ekziston një vetëdije e ulët për t’i njohur narrativat negative edhe te organizatat qytetare dhe natyrisht te romët, të cilët zakonisht nuk janë plotësisht të informuar në lidhje me atë se si mund t’i ushtrojnë të drejtat e tyre.

Për të rritur vetëdijen midis të gjitha grupeve të interesuara, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni mbështet një numër projektesh që synojnë të ndihmojnë në ndryshimin e narrativave ndaj romëve. Një projekt i këtillë është edhe projekt i implementuar në partneritet me “VIDI VAKA”, përmes të cilit në mënyrë inovative do të bëhen të dukshme problemet e komunitetit rom, por edhe përpjekjet e bëra prej tyre dhe organizatave qytetare për të gjetur zgjidhje për to.

“VIDI VAKA” përgatiti një lajm grafik për Melisa Rexhepovën, një punëtore shëndetësore që i ndryshon paragjykimet e saj ndaj romëve.

 

—————————————————

1 Tetor 2019