Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shtipi ishte një nga qytetet më të prekur me një nga numrat më të lartë të të infektuarve me virusin Kovid 19. Në pritje të valës së re të të sëmurëve, aktivistët e artit në Shtip realizuan edhe një aksion tjetër me theks të veçantë në përgjegjësinë, gjegjësisht, papërgjegjësinë dhe (mos)veprimin e institucioneve që në periudhën e kaluar e hidhnin “topin e përgjegjësisë”. Për shkak të kësaj, konfuzioni midis qytetarëve ishte i qartë, por kishte edhe keqpërdorime nga individë.

Instalimi “Topi i përgjegjësisë” i vendosur në sheshin e qytetit “Liria” në Shtip e ngre pyetjen “i kujt është topi dhe kush është fajtor ???”. Me këtë veprim, aktivistët u tregojnë qytetarëve që edhe ata ta shtrojnë pyetjen e përgjegjësisë, fillimisht duke filluar nga vetja e tyre, dhe më pas duke i pyetur edhe punëdhënësit, institucionet, autoritetet lokale, transportuesit.

Aksioni përfshin edhe një instalim të dytë në shtratin e lumit Otinja, duke u bërë thirrje qytetarëve të fillojnë të bëjnë më shumë presion për respektimin e masave dhe rekomandimeve në mënyrë që të angazhohen më shumë qytetarë, institucione dhe punëdhënës për ta ngritur vetëdijen për respektimin e masave dhe rekomandimeve, reagim më të rreptë të inspektorateve dhe institucioneve gjatë valës së dytë të pritur të Kovid-19.

—————————————————

23 Shtator 2020