Në periudhën e kaluar, më shumë se 50 nëpunës administrativë nga komunat e Kërçovës, Kavadarit, Vallandovës, Shuto Orizarit dhe Berovës kanë marrë pjesë aktive në zhvillimin e sistemeve të integritetit në nivel lokal.
Punëtori e mbajtur më 2-3 qershor të vitit 2022 me administratën profesionale nga komuna e Kërçovës
Me mbështetje nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe ekipi i ekspertëve i përbërë nga Sabina Fakiq, German Fillkov, prof. Ana Pavllovska-Daneva dhe Konstantin Bitrakov, në periudhën maj-qershor janë organizuar pesë punëtori dyditore, në të cilat përfaqësuesit e pesë komunave kanë punuar në përgatitjen e planeve për integritet.
Punëtori e mbajtur më 31 maj – 1 qershor të vitit 2022 me administratën profesionale nga komuna e Kavadarit
Në këto punëtori u prezantuan rreziqet e hartëzuara të korrupsionit dhe konfliktit të interesit për secilën komunë individualisht dhe ato u renditën duke marrë parasysh probabilitetin që ato të ndodhin si dhe ndikimin që mund ta kenë.
Punëtori e mbajtur më 10-11 maj të vitit 2022 me administratën profesionale nga komuna e Vallandovës
Planet e integritetit e marrin parasysh këtë renditje dhe për çdo rrezik parashikojnë një sërë masash që do ta reduktonin ose eliminonin atë.
Punëtori e mbajtur më 5-6 maj të vitit 2022 me administratën e profesionale nga komuna e Shuto Orizarit
Pritet që gjatë verës Këshillat komunalë t’i miratojnë këto plane dhe në këtë mënyrë të angazhohen për zbatimin e tyre në përputhje me afatet e parapara.
Punëtori e mbajtur më 28-29 prill të vitit 2022 me administratën profesionale nga komuna e Berovës
Këto aktivitete zbatohen në kuadër të projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe është pjesë e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.
Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
—————————————————
8 Qershor 2022