Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 10 mars të vitit 2022, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), dhe komuna e Kavadari, nënshkruan një Memorandum për Bashkëpunim, me të cilin u angazhuan për avancimin e qeverisjes së mirë duke e forcuar rezistencën e pushtetit lokal ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interesave, edhe atë duke futur sistem të integritetit në komunë.

Në takim, Dançe Danillovska-Bajdevska, Drejtore e programeve në FSHHM e përshëndeti këtë bashkëpunim të parë formal në mes të FSHHM-së dhe Komunës së Kavadarit, përmes të cilit në një proces bashkëpunues në mes të FSHHM-së, administrata dhe ekipi i ekspertëve do të punojnë në hartëzimin e rreziqeve nga korrupsioni dhe konflikti i interesave në nivel lokal dhe do të dizajnohen aktivitete për të eliminuar ose reduktuar në mënyrë proaktive këto rreziqe.

Kryetari Mitko Jançev deklaroi se komuna e Kavadarit është e gatshme të punojë në miratimin e politikave që synojnë përmirësimin e integritetit, transparencës dhe efikasitetit të komunës, si për shembull përmes aplikimit të parimit të delegimit të kompetencave për vendimmarrje në procedurat administrative.

Gjatë vizitës u zhvillua edhe një takim pune me përfaqësues të administratës, ku u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me: procedurat administrative, buxhetin, prokurimet publike, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e aseteve, antikorrupsionin, etikën dhe integritetin, konfliktin e interesave, auditimin e brendshëm dhe mbikëqyrjen e jashtme.

Memorandumi i bashkëpunimit është lidhur në kuadër të projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

11 Mars 2022