Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 11 shkurt 2022, me fillim në orën 12:00 në platformën ZOOM, u mbajt një ngjarje publike ku u promovuan gjetjet kryesore të tre hulumtimeve të vogla për të cilat Forumi Arsimor Rinor (FAR) ka punuar gjatë disa muajve të fundit. Në këtë ngjarje, për rëndësinë e përpjekjeve të tilla hulumtuese foli Petar Barllakovski, kryetar i FAR-it dhe Suzana Pecakovska, Koordinatore e Lartë e Programeve në FSHHM. Autorët e raporteve hulumtuese – Joana Treneska, Stefan Vidikov dhe Stefan Dojçinoski i prezantuan gjetjet e hulumtimit të tyre të fokusuara në ideologjinë e të rinjve dhe rolin e arsimit, ndërmarrësinë rinore, si dhe modelin e ri të organizimit të studentëve.

Këto hulumtime u përgatitën me mbështetjen e studentëve ALUMNI, ish-bursistë të Programit të Bursave të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur si mentorë të tyre. Hulumtimet u realizuan në kuadër të projektit “Bursat Akademike për Shoqërinë Civile” me mbështetje financiare të Programit Tematik të Bursave të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – Nju Jork përmes Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

11 Shkurt 2022