Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 20 nëntor të vitit 2019 u mbajtën konsultime sektoriale në temën “Avancimi i dialogut strukturor midis institucioneve dhe sektorit civil në procesin e anëtarësimit në BE”. Në këtë ngjarje morën pjesë më shumë se 130 përfaqësues të organizatave qytetare dhe institucioneve, duke e theksuar nevojën për dialog midis institucioneve dhe organizatave qytetare në procesin e anëtarësimit në BE.  Për më tepër, u përgatitën rekomandime dhe u organizuan konsultime me përfaqësuesit e grupeve të punës sipas sektorëve dhe të shoqërisë civile për avancimin e mënyrës së punës dhe pjesëmarrjes së organizatave qytetare në reformat kryesore sektoriale.

Ngjarja filloi me një diskutim në panel, ku morën pjesë përfaqësues të konsorciumit të projektit “Dialog me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimin në BE” dhe znj. Kalinka Gaber, sekretar shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, institucion që është një bashkëpunëtor në këtë projekti, por edhe partner kryesor në anëtarësimin e vendit në BE.

ФАНИ КАРАНФИЛОВА-ПАНОВСКА, Извршната директорка на Фондација Отворено општество -Македонија истакна дека додека во изминатиот период на граѓанските организации им беше ограничен пристапот во креирањето  на јавни политики, денес  неминовна e потребата институциите да се отворат и да се креира пракса на структурен дијалог. Со придонесот на граѓанските организации, кои своето застапување го засноваат на потребите на граѓаните, квалитетот на јавните политики само ќе се унапреди.

FANI KARANFILLOVA-PANOVSKA, drejtore ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni theksoi se përderisa në periudhën e kaluar organizatat qytetare kanë qenë të kufizuara në qasjen në krijimin e politikave publike, sot është e pashmangshme nevoja për institucionet që të hapen dhe të krijohet një praktikë e dialogut të strukturuar. Me kontributin e organizatave qytetare, të cilat përfaqësimin e tyre e bazojnë në nevojat e qytetarëve, cilësia e politikave publike vetëm se do të përmirësohet.

KALINKA GABER, sekretare shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane shpjegoi se grupet e punës sipas sektorëve paraqesin një forum ndërresorial për zhvillimin e dialogut për politikat e sektorit, një vend ku përcaktohen prioritetet për mbështetjen financiare nga BE-ja dhe ku koordinohet e gjithë ndihma e huaj. Ajo e theksoi gatishmërinë e institucioneve për t’u angazhuar në një dialog të suksesshëm strukturor, por gjithashtu u bëri thirrje organizateve qytetare që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në hartimin e politikave publike dhe të përshtaten me kornizën e ngushtë kohore në të cilën funksionojnë institucionet.

GERMAN FILLKOV, kryetar i Qendrës për Komunikime Qytetare, theksoi se një nga angazhimet kryesore të projektit “Dialog me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimin në BE” është përfaqësim i argumentuar, i bazuar në prova. Pikërisht raportet e monitorimit mbi ndikimet dhe punën e grupeve të punës të sektorëve do të ofrojnë udhëzime të rëndësishme për atë se si të shfrytëzohet sa më mirë potenciali që e kanë grupet e punës të sektorëve. .

BLAZHEN MALESKI, Hulumtues në Reaktor – Hulumtimi në aksion, theksoi se aktivitetet e dizajnuara të projektit duhet të ndihmojnë në përpjekjet për ta avancuar politikën gjinore. Pjesëmarrja e pabarabartë e grave në proceset politike, flet për ndikim të pabarabartë, dhe pikërisht duke e hartësuar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të organizatave qytetare në procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal dhe kombëtar, do të sigurojmë informim më të mirë dhe propozim-politika për avancimin e barazisë gjinore.

SANDRA ANASTASOVSKA KUZMANOVSKI, menaxhere e projektit, sqaroi se me konsultimin sektorial, edhe zyrtarisht filloi projekti “Dialog me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimin në BE”. Ajo gjithashtu prezantoi edhe platformën për pjesëmarrjen e qytetarëve www.dijalogkoneu.mk, e cila është pikë qendrore për konsultime midis institucioneve dhe sektorit civil, me fokus në tre mekanizmat konsultues: grupet e punës të sektorëve, Këshilli për bashkëpunim me dhe zhvillim të sektorit qytetar dhe ekipet negociatore. .

Në pjesën e dytë, organizatat qytetare dhe përfaqësuesit e institucioneve, të ndarë në 10 grupe sektoriale patën mundësinë të njihen më mirë me këtë mekanizëm këshillues, por edhe të ofrojnë rekomandime konkrete për avanvcimin e efikasitetit dhe gjithëpërfshirjes së tij.

***

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti zbatohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, në partneritet me Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, Qendra për Komunikime Qytetare dhe Reaktor – Hulumtim në Aksion, si dhe me Sekretariatin për Çështje Evropiane si bashkëpunëtor.

 

—————————————————

26 Nëntor 2019