Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në të kaluarën, Qendra për Arte Bashkëkohore Shkup në bashkëpunim me Njësia e Skautëve Armonia nga Vinica dhe Klubin rinor i Çiklizmit nga Vinica, së bashku kanë punuar në rregullimin dhe rehabilitimin e hapësirës së dhe rreth memorialit të partizanëve të rënë në vendin Vërshidoll, afër Vinicës.


Përmes kësaj iniciative lokale u rregullua qasja dhe hapësira përreth monumentit partizan të harruar nga autoritetet – u përgatitën dhe u vendosën ulëse për pushim, u rregullua dhe rinovua plotësisht zona përreth monumentit, u pastruan shtigjet e hyrjes dhe u vendosën tabela udhërrëfyese. Vetë monumenti, gjegjësisht monumenti në tërësi, është rifreskuar dhe është vënë në dispozicion të publikut.

Monumenti është ngritur për nder të luftëtarëve të rënë të lirisë: Vanço Përke, Vanço Kitanov, Aleksandar Mitrev dhe Todor Donçov Arsov, të cilët si partizanë të shquar e organizuan dhe udhëhoqën luftën antifashiste në këtë pjesë të Maqedonisë. Ata vdiqën në operacionet ushtarake në afërsi të vendit ku ndodhet monumenti, pas një tradhtie më 21 maj 1943.

Projekti u zhvillua nga ana e Qendrës për Arte Bashkëkohore, Shkup, me mbështetjen financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

7 Korrik 2021