Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Posta e vogël nr. 1310, e preferuar nga qytetarët e lagjes Pero Çiço në Kumanovë, më në fund mori një pamje të re.

Posta e vogël ndodhet në një hapësirë publike të rrethuar nga një kënd lojërash, gjelbërim dhe përmbajtje për fëmijë, por fasada ishte e shkruar me mbishkrime të pahijshme. Pikërisht për shkak të vendndodhjes së këtij objekti në hapësirën publike, Qendra për Arte Bashkëkohore Shkup së bashku me një grup artistësh lokalë nga Kumanova erdhën tek ideja që fasadën ta zbukurojnë me murale.

May be an image of outdoors and tree

Ideja e Iniciativës Lokale për pikturimin e Postës së Vogël me motive postare nga tema bashkëkohore dhe historike ishte e një grupi artistësh të rinj nga lagjja Pero Çiço, të udhëhequr nga artisti Dejvid Stoillkovski.

Frymëzimi për këtë aksion janë 18 muajt e fundit të periudhës së pandemisë, kur në fakt të gjithë ishim të bindur personalisht për rëndësinë e shërbimit postar dhe shërbimeve postare.

Në të katër anët e fasadës së Postës së Vogël janë pikturuar përmbajtje të ndryshme postare që i japin ndërtesës një formë dhe pamje të re dhe fasada e dikurshme e pahijshme është zëvendësuar me murale me të cilat sot krenohen jo vetëm punonjësit e postës, por edhe banorët e lagjes Pero Çiço në Kumanovë.
May be an image of outdoors and tree
Iniciativa Lokale është realizuar në bashkëpunim me SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”, e cila ka dhënë miratimin për realizimin e kësaj Iniciative lokale. Projekti u zhvillua nga ana e Qendrës për Arte Bashkëkohore, Shkup, me mbështetjen financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.
May be an image of outdoors
***

Dejvid Stoillkovski, i lindur më 1997 në Kumanovë. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, dega e Grafikës në klasën e prof. Sllavica Janeshlieva.

Ekspozitat: 2017/2018 – Bashkë-organizator dhe pjesëmarrës i festë së grafiteve në Kumanovë, Pjesëmarrës në ekspozitën e grafistët e Kumanovës. 2019 – Grafika bashkëkohore maqedonase – Aksion grafik Shkup – Split, Ekspozita “Qyteti” në Galerinë Mobile/Të Montuar, Ekspozita e grafikave në miniaturë Ex Libris në Shkup, 2020 – Ekspozita e vizatimeve “lockdown sketches”, Kumanovë. Merr pjesë në projekte të ndryshme për vizatimin e muraleve dhe grafiteve në Kumanovë, Koçanë, Çashkë, SHBA, Mal të Zi dhe Austri. Fitues i çmimit Dragutin Avramovski Gute për veprën më të mirë grafike të realizuar për vitin 2019

—————————————————

6 Korrik 2021