Një nga risitë e rëndësishme të prezantuara në vitin 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shndërrimi i partive politike në posedues të informatave me karakter publik për sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve të tyre. Për të matur transparencën e tyre aktive, u krijua i ashtuquajturi “Indeksi i transparencës së partive politike”, i cili mat se sa partitë në Maqedoninë e Veriut publikojnë në mënyrë proaktive, të pavarur dhe rregullisht publikojnë informacione për punën e tyre në ueb-faqet e tyre.
Në periudhën nga 1 nëntori deri më 20 dhjetor të vitit 2021 janë monitoruar ueb-faqet e të 20 partive politike që janë pjesë e përbërjes parlamentare nga viti 2020 deri në vitin 2024, si dhe të 8 partive joparlamentare. Nga gjithsej 28 parti politike të përfshira në mostrën e anketës, 23 ueb-faqe funksionale iu nënshtruan analizës sipas treguesve individualë.
Indeksi i transparencës së partive politike përmban 33 pyetje, me gjithsej 120 pikë. Për nevojat analitike të indeksit, janë zhvilluar 5 shkallë të transparencës së partive:
- Transparencë aktive e shkëlqyer – midis 120 deri në 97 pikë të fituara;
- Transparencë aktive shumë e mirë – midis 96 dhe 73 pikë të fituara;
- Transparencë e mirë aktive – midis 72 dhe 49 pikë të fituara;
- Transparencë aktive e kënaqshme – midis 48 dhe 25 pikë të fituara;
- Transparencë aktive e pakënaqshme – midis 24 dhe 0 pikë të fituara.
Sipas rezultateve të marra nga Indeksi i transparencës së partive politike, mund të konkludojmë se pothuajse 43% e partive (12) të përfshira në mostër, kanë fituar midis 24 dhe 0 pikë, dhe kështu bien në kategorinë e fundit të partive me “transparencë aktive e pakënaqshme”. Pesë nga këto parti nuk kanë ueb-faqe funksionale dhe për rrjedhojë nuk kanë marrë fare pikë. Pothuajse 46% (13) e partive politike të analizuara kanë fituar ndërmjet 48 dhe 25 pikë, që i vendos ato në kategorinë e partive me “transparencë aktive të kënaqshme”. Vetëm 10% (3) e partive politike të anketuara kanë fituar midis 72 dhe 49 pikë, duke hyrë kështu në kategorinë e partive me “transparencë të mirë aktive”.
Dokumenti i politikave publike është i disponueshëm në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.
Ky dokument për politika publike është përgatitur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) për Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) në kuadër të programit “Avancimi i transparencës financiare të partive politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut” me mbështetje financiare nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
FSHHM -ja është përgjegjëse për përmbajtjen dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron qëndrimet e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe Fondit Kombëtar për Demokraci.”
—————————————————
27 Maj 2022