Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Industria tekstile me rreth 35.000 të punësuar dhe më shumë se 600 milion euro në eksporte vjetore, është një nga industritë kryesore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që prodhon rreth 700 ton mbeturina në vit. Komuna e Shtipit, me rreth 80 ndërmarrje të tekstilit është komuna me industrinë më të zhvilluar të tekstilit në vend, e cila krijon sasinë më të madhe të mbeturinave të pazgjidhura të tekstilit.

Këto mbeturina paraqesin potencial të madh si një lëndë e parë e lirë për prodhimin e materialeve të reja me vlerë të shtuar. Përveç kësaj, nuk ka informata për mbeturinat e tekstilit që krijohen nga familjet (rrobat e vjetra), të cilat gjithashtu janë një problem serioz që e ndot mjedisin jetësor. Përzgjedhja e mbeturinave është ende në fillimet e veta në Komunën e Shtipit dhe krijimi i shprehive për seleksionim është parakusht për menaxhim të suksesshëm të mbeturinave në përgjithësi.

Në kuadër të projektit 3R (Redukto, Ripërdor, Riciklo), Fondacioni për zhvillimin e bashkësisë lokale Shtip realizoi një hulumtim të gjendjes me mbeturinat e tekstilit në Komunën e Shtipit. Analiza e situatës me mbeturinat e tekstilit është një sublimim i situatës në terren, sesi në praktikë autoritetet lokale dhe kombëtare e trajtojnë problemin me mbeturinat e tekstilit dhe jep një pasqyrë të shkurtër të mundësive për ripërdorim dhe tregime pozitive të treguara nga pjesë të ndryshme të vendit dhe rajonit. Dokumenti përmban gjithashtu një ekspoze të rregullativës ligjore për mbeturinat me rekomandime për të gjitha palët e interesuara në këtë fushë, për të adresuar problemin e mbeturinave tekstile në komunë.

Hulumtimi është në dispozicion në këtë link.

—————————————————

2 Qershor 2022