Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni, filloir me kryerjen e hulumtimit mbi situatën me mësimin online në shkollat fillore në territorin e RMV-së.
Qëllimi i hulumtimit është të përcaktohen kushtet, nevojat dhe sfidat që lidhen me mësimin në distancë, gjatë krizës së shkaktuar nga virusi korona në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, hulumtimi do të identifikojë mësimet e marra dhe praktikat e mira në mësimin online, që do të rezultojë me rekomandime konkrete për përmirësimin e situatës.
Nëse jeni pjesë e kuadrit mësimor, udhëheqjes, ose pjesë e shërbimit profesional në cilën do shkollë fillore, ju ftojmë të merrni pjesë në hulumtim, duke e plotësuar pyetësorin që gjendet në këtë link (https://forms.gle/ZZ5LyLdREw9HUTNWA). Pjesëmarrja dhe kontributi juaj ka një rëndësi të madhe për ne, ndërsa anonimiteti juaj gjatë dhënies së përgjigjeve është i garantuar. Të dhënat e marra do të përdoren vetëm për qëllimet e hulumtimit. Faleminderit për përgjigjet e sinqerta!
—————————————————
26 Qershor 2020