Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Grupi BLUEPRINT për reforma në gjyqësi, sot mbajti një konferencë për shtyp kushtuar zhvillimeve aktuale në fushën e gjyqësisë.

Grupi Blueprint i prezantoi pikëpamjet e tij për Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike dhe statusin e Prokurorisë Speciale Publike, duke vënë në dukje se PSP-ja si institucion duhet të vazhdojë të funksionojë brenda sistemit të prokurorisë publike, në përputhje me rregullat dhe vendosjen hierarkike, por me këtë rast të transformohet në prokurori publike në nivel të njëjtë me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPNKOK), me mandat për ta ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë. Materialet e provave në formë të videos dhe audios duhet të përdoren edhe më tej në procedurë, ashtu siç e çmojnë gjyqtarët. Rastet të cilat i udhëheq PSP-ja patjetër duhet të vazhdojnë dhe të kenë përfundimin e tyre ligjor.

U theksua se gjatë javës së kaluar një përfaqësues i grupit Blueprint mori pjesë në grupin e punës për Ligjin për Prokurorinë Publike, por propozimet e bëra nga ky grup nuk janë përfshirë në Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike. Grupi Blueprint bën thirrje për miratimin urgjent të Ligjit për Prokurorinë Publike, por në një formë që i merr parasysh përkushtimet e misëpërme për statusin e PSP-së dhe përdorimin e provave.

Në konferencën për shtyp u theksua qëndrimi se zgjidhjet politike nga e kaluara, të cilat rezultuan si të këqija dhe të papërshtatshme, nuk duhet të jenë praktikë edhe në të ardhmen. Përkundrazi, profesionalizimi i PSP-së është më se i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Mjafton që, sipas ligjit, në këtë moment prokurori publik shtetëror emërohet me propozim politik, mirëpo shefat e tjerë të prokurorive dhe njësive duhet të zgjidhen nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.

***

Grupi BLUEPRINT për reforma në gjyqësi përbëhet nga: Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni,
Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë, Instituti për të drejtat e njeriut, Instituti për politikë evropiane, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë, dhe Qendra për studime juridike dhe analiza.

—————————————————

11 Shtator 2019