Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Grupi BLUEPRINT për reforma në gjyqësi, sot mbajti një konferencë për shtyp kushtuar zhvillimeve aktuale në fushën e gjyqësisë. Duke i shprehur qëndrimet e sat në lidhje me Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, grupi Blueprint theksoi se nuk ishte konsultuar për ligjin dhe se për një ligj të këtillë sistematik nevojitet debat publik, e jo miratimi i zgjidhjeve ligjore brenda natës.

Natali Petrovska, nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” deklaroi se qëndrimi i grupit Blueprint, sikurse edhe gjatë periudhës së kaluar mbetet konstant, e ai është se PSP-ja si institucion duhet të integrohet, e jo të asimilohet në sistemin e prokurorisë publike.

Në konferencën për shtyp, përfaqësuesit e grupit Blueprint e përsëritën qëndrimin e tyre parimor të shprehur edhe më parë se PSP-ja si institucion duhet të ruajë një shkallë të autonomisë gjatë këtij procesi të integrimit në Prokurorinë Publike. Poashtu, u theksua edhe nevoja për konstruktivitet nga partitë politike në proceset e reformës, në veçanti nga përfaqësuesit e opozitës, konkretisht në aspekt të gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme ligjore për rregullimin e statusit dhe kompetencave të PSP-së.

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut theksoi se në rastin “Reket” duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë dhe autoritetet e hetuesisë duhet ta kryejnë punën e tyre pa publikuar dezinformata në publik në mënyrë që të mos dëmtohet hetimi, e gjithashtu edhe për të vërtetuar se me të vërtetë luftojnë kundër korrupsionit në vend.

Jelena Kadriq nga Instituti për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje se Këshilli Gjyqësor i RMV-së fillon procedura për gjyqtarët nëse është ngritur aktpadi nga ana e Prokurorisë Publike.

Grupi BluePrint paralajmëroi se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet në gjyqësi dhe do të vazhdojë ta zbatojë projektin “Për Drejtësi – Monitorimi i zbatimit të Strategjisë për reforma gjyqësi 2019-2020”, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni

 

—————————————————

8 Gusht 2019