Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Grupi Blueprint për reforma në gjyqësi sot mbajti një konferencë për shtyp për gazetarët kushtuar pasojave juridike të procesit të lustrimit, si dhe procesit të anulimit të lustrimit.

Grupi Blueprint theksoi pasojat juridike të procesit të lustrimit [1] ende mbesin në fuqi dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë për t’i rehabilituar viktimat e lustrimit.

Procesi i miratimit të Ligjit për anulimin e pasojave juridike të lustrimit momentalisht ka ngecur në Kuvend. Qëndrimi i Grupit Blueprint është se ky ligj të miratohet menjëherë, gjegjësisht para se të shpërbëhet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pritje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Grupi Blueprint thekson se në ligj gjithashtu duhet të futen dispozita për përgjegjësinë e anëtarëve të Komisionit që e ka realizuar lustrimin, dhe i bëri thirrje Prokurorisë Publike që sipas detyrës zyrtare të hetojë nëse ekziston dyshim për përgjegjësi penale te anëtarët e Komisionit për Lustrim, duke marrë parasysh se në kohën kur u zhvillua, në mesin e ekspertëve kishte dyshime se procesi ishte duke u përdorur për hakmarrje politike.

Grupi Blueprint paralajmëroi se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet në gjyqësi dhe do të vazhdojë ta zbatojë projektin “Për Drejtësi – Monitorimi i zbatimit të Strategjisë për reforma gjyqësi 2019-2020”, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

[1] http://all4fairtrials.org.mk/wp-content/uploads/2019/12/Pravni-posledici-od-procesot-na-lustracija.pdf

—————————————————

17 Janar 2020