Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me komunat e Dojranit, Prilepit, Zhelinës Karposhit dhe Ohrit, me qëllim të zhvillimit dhe miratimit të sistemeve të integritetit në nivel lokal. Bashkëpunimi midis FSHHM-së dhe pesë komunave do të kontribuojë për avancimin e qeverisjes së mirë në nivelin lokal duke e forcuar rezistencën e pushtetit lokal ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interesave.

Si rezultat i bashkëpunimit të tillë, pritet të bëhet vlerësimi i rrezikut në secilën nga pesë komunat; të miratohen plane të integritetit; të krijohen grupe të punës për integritet; të avancohen njohuritë dhe kapacitetet e nëpunësve administrativ; të miratohet një akt nënligjor me të cilin rregullohen mekanizmat e brendshëm për raportimin e rasteve të korrupsionit dhe konfliktit të interesave në komunë.

Për më tepër, FSHHM-ja përmes bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile – Multikultura (Tetovë), “Izbor” (Strumicë), EHO (Stip), “Stanica PET” (Prilep) dhe Koalicioni “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë”(Shkup), do të sigurojë ndihmë juridike për qytetarët që kanë vërejtur dhe dëshirojnë të raportojnë korrupsionin dhe konfliktin e interesave në këto pesë komuna.

Memorandumet e bashkëpunimit janë lidhur në kuadër të projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare mund të gjeni në https://cep.mk/ dhe https://www.facebook.com/CEPNorthMacedonia

 

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

2 Shtator 2020