Më 8 shkurt 2022, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), Fani Karanfillova-Panovska dhe kryetari i komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, nënshkruan një Memorandum për Bashkëpunim, me të cilin u angazhuan për avancimin e qeverisjes së mirë duke e forcuar rezistencën e pushtetit lokal ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interesit, edhe atë duke futur sistem të integritetit në komunë.
Në takim, Drejtoresha Ekzekutive, Karanfillova-Panovska e potencoi përkushtimin e FSHHM-së për t’i mbështetur autoritetet lokale të cilat janë të përkushtuara për zbatimin e vazhdueshëm të parimeve të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë, si parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike. Ajo e përshëndeti vullnetin e komunës së Vallandovës për të bashkëpunuar me shoqërinë civile dhe për të punuar në vazhdimësi në avancimin e politikave të integritetit.
Kryetari i komunës, Kostadinov, theksoi se komuna e Vallandovës do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e mjeteve dhe procedurave të reja që e forcojnë transparencën komunale dhe krijojnë një sistem jotolerant ndaj korrupsionit, që krijon besim të ndërsjellë në komunitet dhe krijon bazë për zhvillim.
Memorandumi i bashkëpunimit është lidhur në kuadër të projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.
Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare mund të gjeni në https://cep.mk dhe https://www.facebook.com/CEPNorthMacedonia
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
—————————————————
8 Shkurt 2022