Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 18 shkurt 2022, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), Fani Karanfillova-Panovska dhe kryetari i komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, nënshkruan një Memorandum për Bashkëpunim, me të cilin u angazhuan për avancimin e qeverisjes së mirë duke e forcuar rezistencën e pushtetit lokal ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interesit, edhe atë duke futur sistem të integritetit në komunë.
ФООМ и Општина Шуто Оризари заеднички се залагаат за унапредување на интегритетот на општината

Drejtoresha Ekzekutive, Karanfillova-Panovska vuri në dukje rëndësinë e miratimit të politikave lokale që synojnë identifikimin në mënyrë proaktive të rreziqeve të korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe largimin në kohë të tyre që do t’i parandalonte pasojat negative dhe dëmtimin e interesit publik.

Kryetari Dudush e përshëndeti bashkëpunimin dhe e potencoi vullnetin e komunës së Shuto Orizarit për të punuar në një sistem integriteti që do ta avancojë qeverisjen e mirë, do ta përmirësojë efikasitetin e shërbimeve publike dhe do ta rrisë besimin e qytetarëve tek institucionet.
ФООМ и Општина Шуто Оризари заеднички се залагаат за унапредување на интегритетот на општината2

Memorandumi i bashkëpunimit është lidhur në kuadër të projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

21 Shkurt 2022