Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni vazhdon të ofrojë mbështetje në mënyrë aktive në kushtet e krizës shëndetësore, veçanërisht për grupet e margjinalizuara të qytetarëve. Në këtë drejtim, FSHHM-ja siguroi donacion në formë të paketave me produkte higjienike dhe shtesa për familjet e rrezikuara rome, të cilat janë të prekura drejtpërdrejt në aspekt social dhe ekonomik nga kriza shëndetësore. Shuma totale e donacionit është 166,600 dollarë.

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, deri në fund të vitit do të shpërndahen 2.188 pako higjienike dhe shtesa për 11.000 qytetarë që jetojnë në Shuto Orizare, Prilep dhe rrethinën e Prilepit, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Dellçevë, Vinicë, fshatin Cërnik – Pehçevë, Zlokuqan, Vizbeg, Strumicë, Manastir, Veles, Kriva Pallankë, Koçanë dhe Probishtip.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Kryqi i Kuq do të bashkëpunojë në terren me organizata të shoqërisë civile që janë aktive dhe të njohura në komunitetet rome – Romano Çaçipe, Shkup; IRIZ, LIL, Shkup; “Sonce”, Tetovë, Stacioni “P.E.T.”, Prilep, QKR – Kumanovë; OJQ KHAM – Dellçevë dhe HOPS, Shkup. Ne i falënderojmë ato për angazhimin e tyre vetëmohues.

Ne në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedonia jemi të përkushtuar të ndërtojmë një shoqëri tolerante dhe gjithëpërfshirëse, të hapur për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë. Mbështetja dhe pjesëmarrja e komunitetit rom në përmirësimin e kushteve për qasje në arsim, shëndetësi dhe shërbime juridike, por edhe për ndryshimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve ndaj romëve mbetet edhe më tutje në fokusin tonë.

—————————————————

10 Dhjetor 2020