Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Filloi fushata “Sistemi duhet të funksionojë në mënyrë që të mos korruptohet” në kuadër të projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për ta luftuar korrupsionin në nivelin lokal”

Fushata edukative synon të informojë publikun për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit, por gjithashtu edhe t’i motivojë qytetarët që ta raportojnë korrupsionin. Përfshirja e qytetarëve në këtë luftë të përditshme është thelbësore për të trajtuar pasojat negative të korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Pasojat negative janë të shumta: Korrupsioni e ngadalëson zhvillimin ekonomik, minon institucionet, shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, krijon pabarazi të qytetarëve, e zvogëlon besimin e qytetarëve në sistem.

Kur flasim për korrupsionin, qasjet tradicionale të komunikimit shpesh shkaktojnë zhgënjim të publikut, cinizëm, pafuqi, mosbesim ndaj institucioneve dhe sistemit, madje edhe disfatizëm. Prandaj, kjo fushatë synon të kontribuojë në ndryshimin e narrativës së korrupsionit dhe konfliktit të interesave, gjegjësisht ndryshimin e qëndrimit se korrupsioni nuk mund të çrrënjoset ose se organet shtetërore nuk do të veprojnë në lidhje me korrupsionin e raportuar. Në përgjithësi, fushata do të përpiqet t’i frymëzojë qytetarët ta shohin problemin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave nga një kënd tjetër: Institucionet në Maqedoninë e Veriut do të punojnë në interes të qytetarëve, vetëm nëse qytetarët kërkojnë në mënyrë aktive nga institucionet që ta kryejnë punën e tyre në kohë dhe në mënyrë të ligjshme.

Rreth projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për ta luftuar korrupsionin në nivelin lokal”

Projekti “Sisteme të forcuara të integritetit për ta luftuar korrupsionin në nivelin lokal” zbatohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje e Qytetarëve, i implementuar nga Instituti “East West Management”, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Projekti zbatohet në pesë komuna: Dojran. Ohër, Prilep, Zhelinë dhe Karposh gjatë periudhës nga 01.03.2020 deri më 31.03.2021.

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në avancimin e qeverisjes së mirë në nivelin lokal duke e forcuar rezistencën e pushtetit lokal ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interesave, edhe atë duke (1) futur sisteme të integritetit në pesë komuna; dhe (2) rritjen e përfshirjes qytetare në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit, veçanërisht të kategorive të cenueshme të qytetarëve, duke rritur numrin e rasteve të raportuara, edhe atë duke ofruar ndihmë dhe informacion juridik.

—————————————————

11 Mars 2021