Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Grupi joformal i aktivistëve “Shtip Art Aktivizam” zhvilloi aksionin e dytë shtesë në temën “Fëmijët meritojnë më shumë” të dedikuar për qytetarët më të rinj të Shtipit – fëmijët, me një fokus të veçantë tek fëmijët të cilët përballen me vështirësi në zhvillim.

Instalimi i vendosur më parë shkaktoi interes të madh dhe fitoi një mbështetje të madhe nga qytetarët, gjë që i frymëzoi anëtarët e “Shtip Art Aktivizam” ta plotësojnë instalimin dhe të bëjnë edhe dy figura të tjera të reja. Janë vendosur një fokë dhe një krokodil i ri, ndërsa në periudhën e ardhshme gjirafa e preferuar do të kthehet në park midis fëmijëve. Në të gjitha figurat (kafshët) e vendosura ka shpjegim në alfabetin e Brejit në mënyrë që fëmijët me probleme të shikimit të mësojnë më shumë për kafshët. Ky veprim e plotëson instalimin e mëparshëm i cili përbëhej nga katër kafshë të bëra me kallëp çimentoje dhe të pikturuara me ngjyra origjinale.

Për zbatimin e aktiviteteve, u konsultuan ekspertë të tillë si defektologë, artistë, aktivistë, përfaqësues të shoqatës “Zemrat e bashkuara” nga Shtipi dhe shoqata e prindërve të fëmijëve që përballen me vështirësi në zhvillim, ndërsa për përgatitjen e kafshëve u angazhuan artistë profesionistë akademikë.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

17 Qershor 2021