Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Gjatë periudhës së kaluar, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe ekipi i ekspertëve i përbërë nga Sabina Fakiq, German Filkov, prof. Ana Pavllovska-Daneva dhe Konstantin Bitrakov realizuan një sërë intervistash me strukturat menaxhuese në komunat e Kërçovës, Shuto Orizarit, Kavadarit, Berovës dhe Vallandovës.

Intervistë me Sekretarin e komunës së Kavadarit, Todor Efremov dhe Zëvendës-Shefin e Sektorit të Financave, Toni Petrov.

Ekspertët folën me përfaqësuesit e komunave për çështje që kanë të bëjnë me procedurat administrative, kompetencat diskrecionale, furnizimet publike, planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e mjeteve, revizionin, anti-korrupsionin dhe integritetin.Intervistë me kryetarin e komunës së Vallandovës Pero Kostadinov, sekretarin Boro Kirov dhe revizorin e brendshëm, Ilço Pançev.

Në të njëjtën kohë, zyrtarëve administrativë në pesë komunat iu dorëzua një pyetësor, përmes të cilit mësohen pikëpamjet dhe perceptimet e tyre lidhur me rreziqet e mundshme të korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Intervistë me kryetarin e komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, udhëheqësen e Sektorit të burimeve njerëzore, Emilija Vakanska dhe revizoren e brendshme, Marina Predarska. 

Në procesin e mbledhjes së të dhënave mbi bazën e të cilave bëhet hartëzimi, një rol veçanërisht të rëndësishëm luan anketa e opinionit publik të qytetarëve në këto komuna, e cila është realizuar në muajin shkurt nga Instituti TIM (këto të dhëna do të bëhen publike).

Intervistë me anëtaren e Këshillit të Komunës së Shuto Orizares, Fatima Osmanovska dhe sekretarin, Georgi Klincarevski.

Ekspertët në këtë fazë e analizojnë edhe kornizën juridike nënligjore, gjegjësisht aktet, rregulloret dhe procedurat e miratuara nga komunat, e të cilat mund të fshehin rreziqe për korrupsion apo konflikt interesi.

Intervistë me shefin e kabinetit të kryetarit të komunës së Kërçovës, Emin Nasufi dhe revizoren e brendshme, Snezhana Jonçiq

Në periudhën e ardhshme do të organizohet një punëtori e veçantë për secilën komunë, ku ekipi i ekspertëve dhe përfaqësuesit e administratave dhe udhëheqësive lokale nga pesë komunat do të diskutojnë mbi rreziqet e identifikuara dhe do të hartojnë një plan integriteti përmes të cilit ato do të luftohen ose do të reduktohen.

 

Këto aktivitete zbatohen në kuadër të projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare..

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

3 Prill 2022