Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sipas analizës së bërë nga ekipi hulumtues i ZMAI-t, të dhënat tregojnë se numri i përgjithshëm i të papunëve të rinj në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 u rrit për 128%. Konkretisht, në vitin 2020 ka 6783 persona të rinj të papunë. Për krahasim, në vitin 2019 kishte 2971. Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë së të rinjve është dukshëm më e lartë se në vitet e tjera. Rreth 15% e të rinjve marrin pjesë në papunësi. 

Gjetjet tregojnë se në pothuajse të gjitha komunat numri i të papunëve të rinj në bazë të çregjistrimit nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror që vijnë nga industria e tekstilit po rritet. Pesë komunat me rritjen më të lartë të papunësisë janë: Shtipi, Tetova, Shkupi, Prilepi dhe Kumanova. Këto pesë komuna në fakt janë bëjnë në komunat ku industria e tekstilit është më e zhvilluara dhe ku ka numër më të madh të subjekteve aktive në këtë sektor. Midis të rinjve nën 29 vjeç, numri i të papunëve gjithashtu është në rritje. Pesë komunat me rritjen më të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve janë: Shtipi, Strumica, Radovishi, Prilepi dhe Koçani.

Arsyeja më e zakonshme për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në industrinë e tekstilit në 5 vitet e fundit është skadimi i kontratës së punës për një periudhë të caktuar kohore. Në vitin 2020, kjo bazë shënoi rritje prej 123%. Në këtë periudhë, rritja më e lartë për ndërprerjen e kontratës së punës është si rezultat i largimit nga puna nga ana e  punëdhënësit, edhe atë  174%.

Arsyeja më e zakonshme për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në industrinë e tekstilit tek të rinjtë deri në 29 vjet, para dhe gjatë krizës është skadimi i kontratës së punës për një periudhe të caktuar kohe. Rritja e kësaj baze në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 është 165.5%. Megjithatë, rritja më dominuese për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, është largimi nga puna nga ana e punëdhënësit me një rritje prej 234%, e ndjekur nga dorëheqja nga vetë punonjësi me një rritje prej 225%.

Materiali u përgatit në kuadër të projektit “Përgjigje ndaj efekteve socio-ekonomike të KOVID-19 duke mbështetur grupe të cenueshme të punëtorëve me rrogë të ulët, punëtorë që janë pjesë e ekonomisë joformale dhe punëtorë të përkohshëm”, që zbatohet nga një konsorcium prej 6 organizatash të përbëra nga: Instituti për Hulumtime dhe Politika Ekonomike Finance Think – Shkup; Shoqata për Hulumtime dhe Analiza ZMAI- Shkup; Analitika – Shkup; Shoqata “Gllasen Tekstillec” – Shtip; Shoqata për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve “Punëtor i denjë” – Prilep; dhe Shoqata për Zhvillim Rural LAG Agro Lider – Krivogashtani, me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

25 Shkurt 2021