Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shumica e romëve në vend jetojnë në zona urbane, por të përqendruar në zona subrurbane (periferike) dhe të varfra. Zona e banuar nga romët shpesh është në margjinat e interesit shoqëror, kushtet e jetesës janë shumë të këqija, zakonisht nën nivelin e standardeve të përshtatshme për banim. Shumë njerëz në këto zona nuk kanë infrastrukturë themelore, ndërsa ata e kanë të vështirë të arrijnë deri te shërbimet sociale dhe komunale.

Bairi i Epërm në Manastir është një vend ku jetojnë qytetarët më të margjinalizuar nga komuniteti etnik rom në Manastir. Kjo pjesë e qytetit përballet me një sërë problemesh për një kohë të gjatë, ndërsa problemet shtohen dhe thellohen me kalimin e kohës. Mbeturinat nuk mblidhen rregullisht, deponitë ilegale në dhe përreth vendbanimit po rriten, nuk ka rrugë të asfaltuara, ndriçim rrugor, nuk shtypje të ujit nëpër shtëpi, e po ashtu paraqiten edhe ndërtesa të reja të paligjshme. Këto probleme, por edhe papunësia dhe standardi i ulët i jetesës kontribuojnë më tej në shmangien e procesit arsimor, ku kuptohet ndikimi negativ i mbeturinave dhe i djegies së tyre, si dhe mundësia e riciklimit dhe ripërdorimit.

Shoqëria Rajonale Gjeografike “GJEOSFERA” – Manastir, duke pasur parasysh gjithë këtë, zbaton një projekt që do të theksojë problemin e asgjësimit të mbeturinave, paraqitjen e vazhdueshme të deponive ilegale, mungesën e gjelbërimit dhe terreneve të lojërave, vetëdijen e ulët ekologjike të popullatës lokale dhe neglizhencën e përgjithshme të mjedisit në të cilin ata jetojnë, si dhe mundësitë për ripërdorimin e materialeve që kanë përfunduar si mbeturina.

Projekti synon të rrisë vetëdijen ekologjike në mesin e gjithë popullsisë dhe të krijojë një mjedis të shëndetshëm, ekologjik për të jetuar, mbi të gjitha, për banorët më të rinj të kësaj zone, por edhe përmirësimin e përgjithshëm të kushteve në pjesën e qytetit të Manastirit ku jeton popullata rome, gjegjësisht, ngritjen e cilësisë së ambientit në hapësirë përmes një serie të planifikuar të aktiviteteve.

Me aktivitetet e implementuara, pritet të zvogëlohet hendeku midis pjesës së qytetit ku jeton popullata rome dhe pjesës tjetër të Manastirit, si dhe të sigurohet transformimi i zonës me deponi në hapësira që do të përdoren dhe që do të kenë përfitime për cilësinë e jetës në lagje, siç janë parqet për fëmijë me gjelbërim.

Edukimi është gjithashtu një komponent i rëndësishëm dhe do të adresojë ripërdorimin e materialeve të ricikluara dhe përfitimet e tyre afatgjata, si dhe mundësinë për të ardhura shtesë nga ripërdorimi i materialeve të caktuara.

Për më shumë informata në lidhje me punën e “GJEOSFERA” nga Manastiri, si dhe për aktivitetet e projektit, ndiqni ata në ueb-faqen e tyre, si dhe në faqen e tyre në Facebook.

—————————————————

7 Qershor 2021