Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

“MEDIA PLUS” është një shoqatë që hulumton, analizon dhe inicion aksione dhe procese që ndikojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë dhe komunitetit të mediave. Qëllimi i tyre përfundimtar është ndryshimi pozitiv dhe një komunitet i shëndetshëm mediatik që do të bashkëpunojë me shoqërinë civile në interes të qytetarëve.

Projekti “EDHE INFORMIMI LOKAL ËSHTË TEST PËR NË BE”, i cili mbështetet financiarisht nga FSHHM-ja, synon të rrisë informimin e qytetarëve në nivel lokal për proceset e reformave për anëtarësimin e vendit në BE, edhe atë duke e forcuar kapacitetin e gazetarëve lokal.

Aktivitetet në kuadër të projektit i referohen njërës prej të drejtave themelore të njeriut, vlerës evropiane – lirisë së shprehjes. Duke i analizuar trendet e fundit, të cilat në thelb e kanë varësinë financiare të gazetarëve dhe të redaksive nga institucionet lokale, siç janë komunat dhe ndërmarrjet publike, përfundimi është se ato reflektohen drejtpërdrejt në përmbajtjet që publikohen në media. Mbizotërojnë tema nga puna e kryetarëve të komunave dhe administrata e tyre, që rezulton me në një mënyrë të informimit ku mungon mekanizmi kontrollues i mediave. Mungon përmbajtja për rrjedhën e proceseve të reformave, për gatishmërinë e institucioneve dhe qytetarëve në atë rrugë evropiane, por edhe për vlerat e konfirmuara evropiane.

Përshtypja që e përcjellin mediat në nivel lokal është se proceset e reformave duhet të zhvillohen në nivelin qendror, në institucione, dhe se qytetarët janë një hallkë që nuk është shumë rëndësishme në atë sistem. Përmbajtjet që i tangojnë qytetarët lihen pas dore ose mungojnë plotësisht. Nga ana tjetër, pushtetit lokal i është dhënë mundësia të punojë në rehati, në mungesë të presionit publik për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe.

Në këtë drejtim, projekti “EDHE INFORMIMI LOKAL ËSHTË TEST PËR NË BE” me aktivitetet e planifikuara – storje gazetareske dhe analizë e hollësishme e gjendjes së informimit në nivel lokal, do të përpiqet të përqendrohet në proceset e reformave, të cilat kërkojnë ndryshim të domosdoshëm, por në aspekt dhe sa i përket gjendjeve në nivel lokal. Do të përfshihen tema si konflikti i interesave, lufta kundër korrupsionit, qasja në drejtësi dhe liria e shprehjes. Storjet e përgatitura gazetareske në këto tema, që do të përgatiten në kuadër të projektit, përveç gjendjes në nivelin lokal, do t’i përfshinjnë edhe vërejtjet kryesore të shënuara në Raportin e KE-së për përparimin e Maqedonisë drejt BE.

Analiza e gjendjes me informimin lokal do të përmbajë intervista, qëndrime, të dhëna dhe fakte që do të japin një pasqyrë më të qartë për gjendjen e varësisë financiare që i distancon gazetarët dhe redaksitë nga temat thelbësore për qytetarët.

Aktivitetet do të mundësojnë një qasje më ndryshe për redaksitë në trajtimin e temave me interes, ndërsa nga ana tjetër, do të kontribuojnë për përforcimin e kapacitetit të gazetarëve lokalë, të cilët do të kenë mundësinë të hulumtojnë tema të rëndësishme në nivelin lokal, të cilat do të arrijnë deri të gjithë qytetarët.

“EDHE INFORMIMI LOKAL ËSHTË TEST PËR NË BE” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Për më shumë informata për punën e “Media Plus””, si dhe për aktivitetet e projektit, ndiqni ata në ueb-faqen e tyre dhe në faqen në Facebook.

—————————————————

18 Maj 2020