Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 4 qershor, u mbajt e-punëtoria “Menaxhimi i bazuar në interesat dhe nevojat e qytetarëve”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe përfaqësues të Sekretariatit për Partneritet për Qeveri të Hapur (PQH).

 

Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e iniciativës globale të Partneritetit për Qeveri të Hapur, një platformë ndërkombëtare përmes së cilës institucionet dhe shoqëria civile bashkëpunojnë me qëllim që të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie e autoriteteve ndaj qytetarëve. Në përputhje me angazhimet e pranuara, Maqedonia e Veriut ka miratuar katër Plane aksionale (2012, 2014, 2016 dhe 2018) dhe punon vazhdimisht për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve publike, për të rritur transparencën dhe qasjen në informacion, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike për qytetarët dhe subjektet e biznesit.

 

Për momentin, po punohet në mënyrë aktive në finalizimin e Planit të pestë aksional të PQH 2021-2023 brenda fushave prioritare: Transparenca, përgjegjësia, proaktiviteti dhe gjithëpërfshirja; Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë, Ofrimi i shërbimeve publike dhe Qasja në drejtësi.

 

E-punëtoria synonte të sigurojë finalizimin e angazhimeve, nga fushat prioritare Qasja në drejtësi dhe Ofrimi i shërbimeve publike, të cilat do të përfshihen në planin e ri aksional përmes një rishikimi të duhur të asaj që është bërë tashmë në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët kryesorë nga institucionet dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, përmes:

 

Pjesën strategjike e e-punëtorisë, në të cilën morën pjesë 50 pjesëmarrës e hapi GORDANA GAPIQ DIMITROVSKA, Koordinatore kombëtare për PQH në RMV, e cila dha një pasqyrë të qëllimeve të punëtorisë dhe theksoi se kjo ngjarje është një vazhdimësi e takimit ministror të organizuar nga Kryeministri i RMV-së ku u konfirmua angazhimi i Qeverisë për të vazhduar përpjekjet e saj për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin në institucionet publike përmes përdorimit të teknologjive dhe zgjidhjeve inovative për të përmbushur interesat dhe nevojat e qytetarëve, sepse kjo punëtori është rezultat i bashkëpunimit të deritanishëm midis nëpunësve publikë dhe sektorit civil.

U theksua se pas e-punëtorisë do të ketë takime të shkurtra shtesë midis parashtruesve të përkushtimeve dhe institucioneve kompetente në mënyrë që të finalizohet përmbajtja dhe të përfundohet Plani i pestë kombëtar aksional, i cili muajin e ardhshëm duhet të hyjë në procedurë qeveritare për miratimin e tij.

Paul Massen, Sekretari i Përgjithshëm i PQH, e theksoi rëndësinë e iniciativës së PQH për RMV-në, duke iu referuar mbështetjes strategjike nga PQH-ja në nivel kombëtar dhe lokal. Ai theksoi se i vlerëson veçanërisht të gjitha arritjet e bëra deri më tani që nga përfshirja e vendit në iniciativën e PQH-së në vitin 2011 dhe vullnetin politik, angazhimin e fortë dhe mirëkuptimin kolektiv të Qeverisë në agjendën reformuese, për të cilën dëshmoi edhe Takimi Ministror i Nivelit të Lartë, i mbajtur në prill të vitit 2021. Prandaj, ai theksoi se RMV-ja është një nga vendet prioritare të PQH-së që gëzojnë mbështetjen e Sekretariatit të PQh-së dhe se shërben si shembull i praktikave të mira dhe i reformave të suksesshme.

Ai vuri në dukje se janë të dukshme përparimet e para në fushën e Qasjes në drejtësi dhe Ofrimit të shërbimeve publike, tema që ishin lëndë e punës, veçanërisht në pjesën e dytë të takimit në mënyrë që të pranohen përpjekjet, proceset dhe idetë që do të ofrojnë një mënyrë të re, efikase dhe efektive në të cilën autoritetet do t’u shërbejnë qytetarëve dhe do t’u përgjigjen nevojave të tyre.

Ai theksoi se është i kënaqur nga përfshirja e përkushtimeve në fushën e Qasjes në drejtësi edhe në PA-në e ardhshme, që kanë të bëjnë me grupet e margjinalizuara të qytetarëve, veçanërisht pasi paraqesin vazhdim të zbatimit të suksesshëm të përkushtimeve të ciklit 2018-2020, përmes të cilave RMV-ja është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që fushën e Qasjes në drejtësi e parashikoi si pjesë integrale të PA për PQH 2018-2020 dhe shërben si frymëzim dhe shembull për vendet e tjera në botë për ta bërë të njëjtën praktikë të mirë dhe të suksesshme.

Në seksionin Ofrimi i shërbimeve publike, ai foli për rëndësinë e tyre si një platformë për dialog mbi çështje të ndryshme dhe rëndësinë e sigurimit të përfshirjes (inkluzionit) për të gjithë qytetarët dhe një përgjigje nga Qeveria. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme, shtoi Paul Massen është të sigurohet zbatimi i angazhimeve të propozuara, gjegjësisht rezultate që do të çojnë në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve.

Përveç kësaj, anëtarët e Këshillit për PQH, IVONA STALEVSKA, nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe DARKO ANTIQ, Shoqata për Emancipimin, Solidaritetin dhe Barazinë e Grave, e prezantuan statusin e propozim-përkushtimeve në fushat prioritare Qasja në drejtësi dhe Ofrimi i shërbimeve publike.

Stalevska dhe Antiq e paraqitën në mënyrë kronologjike procesin konsultativ të bashkë-krijimit në të dyja fushat, duke filluar nga përgatitja e dokumenteve që e rregullojnë procesin, 3 takimet informative online për edukim, 12 takimet online për identifikimin e problemeve, institucionet përgjegjëse dhe nevoja për transformimin e tyre të mundshëm në përkushtime dhe një sërë takimesh individuale, me institucione dhe organizatat e shoqërisë civile në secilën fushë veç e veç. Për më tepër, ata i informuan të pranishmit për problemet e identifikuara në fushat që nga fillimi i procesit të konsultimit dhe shndërrimin e tyre në propozim-përkushtime për PA të pestë për PQH 2021-2023, duke dhënë një pasqyrë të përmbajtjes së tyre, parashtruesve të çdo përkushtimi veç e veç dhe të institucioneve udhëheqëse së bashku me aktorët e tjerë të rëndësishëm të përfshirë për zbatimin e përkushtimeve.

 

Përgjigja u dha nga sekretarët shtetërorë të Ministrisë së Drejtësisë, FROSINA TASEVSKA dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, RESMI EJUPI, të cilët i mirëpritën përpjekjet dhe bashkëpunimin me sektorin e shoqërisë civile dhe e komentuan secilin propozim-përkushtim veç e veç që është në kompetencën e institucionit të tyre

Në fjalimet e tyre, ata e mbështetën procesin dhe theksuan nevojën për të përfshirë përpjekjet e propozuara në planin e ardhshëm aksional pas rregullimit të mëtejshëm të përmbajtjes.

 

Anëtarët e Këshillit për PQH, Ivona Stalevska dhe Darko Antiq e lehtësojnë pjesën operacionale të e-punëtorisë ku u diskutuan projekt-propozimet nga dy fushat, për të cilat u pa se ka nevojë për përpunim shtesë dhe harmonizim të një pjese të përmbajtjes. Puna u koordinua nga konsulenti Michael Canjares dhe përfaqësuesit e Sekretariatit të PQH, ku në bazë të kontributeve të përgatitura për punë në grupet e punës përmes diskutimit midis parashtruesve të propozim-përkushtimeve dhe institucioneve kompetente, u arrit qëllimi i punëtorisë.

 

Për t’i finalizuar përkushtimet në fushat prioritare Transparenca, Llogaridhënia, Proaktiviteti dhe Përfshirja dhe Parandalimi i Korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë, më 14 qershor 2021, do të mbahet edhe e-punëtoria e dytë, “Transparenca dhe llogaridhënia në sektorin publik”.

—————————————————

10 Qershor 2021