Gjatë vitit 2022, për të mbështetur zbatimin e Konceptit për Arsimin FIllor, FSHHM-ja i dha një grant Byrosë për Zhvillimin e Arsimit për t’i përgatitur dhe përkthyer 12 doracakë në pesë gjuhë mësimore: maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht dhe boshnjakisht.
Doracakët kanë për qëllim përmirësimin e kompetencave të mësimdhënësve dhe zbatimin e programeve sipas Konceptit të ri për Arsimin Fillor dhe janë të dedikuara për mësimdhënësit e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta në katër lëndë.
Mbështetja nga FSHHM-ja do të shërbejë për redaktimin teknik dhe grafik të doracakëve dhe fletëve mësimore për nxënësit që janë pjesë përbërëse e doracakëve, si dhe për përkthimin në katër gjuhë.
—————————————————
29 Nëntor 2022