Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Finance Think është një organizatë që punon në mënyrë aktive për ta përmirësuar ndikimin e tendencave dhe politikave ekonomike, sociale dhe zhvillimore mbi qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes hulumtimeve ekonomike, përfaqësimit të bazuar në prova dhe të bazuar në të dhëna, dhe nxitjen e debatit kritik për proceset ekonomike. Hulumtimet që i kryen Finance Think u ndihmojnë politikëbërësve, krijuesit të opinioneve, gazetarëve ekonomikë, por edhe publikut që t’i kuptojnë më mirë çështjet ekonomike dhe sociale që ndikojnë mbi qytetarët.

Projekti “Barazia gjinore në vendin e punës: Monitorimi në nivel lokal”, i cili mbështetet financiarisht nga FSHM-ja, synon ta promovojë dhe ta inkurajojë barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin gjatë punësimit dhe në vendin e punës. Me këtë projekt, do të analizohen disa aspekte të çështjes së barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit gjatë punësimit dhe në vendin e punës, me fokus komunën e Prilepit.

Sipas të dhënave statistikore, tregu i punës në Maqedoni po përballet me pabarazi serioze gjinore. Shkalla e punësimit të grave (38.6%) është shumë më e ulët sesa e burrave (52.3%). Për më tepër, vetëm 47.4% e grave të afta për punë në vend janë aktive, krahasuar me 66.6% të burrave. Përveç kësaj, gratë e punësuara përballen me lloje të tjera të pabarazisë: rroga më të ulta, nënpunësim, diskriminimi për shkak të shtatzënisë dhe kujdesit prindëror, etj. Gratë janë më shpesh punëtore të papaguara të familjes dhe më shpesh marrin rroga më të ulëta se burrat. Ekzistimi i një hendeku të rëndësishëm gjinor në tregun e punës në vend është theksuar edhe në Raportin e fundit të BE-së për Përparimin e Maqedonisë së Veriut.

Megjithëse diskriminimi gjatë punësimit është i ndaluar në Maqedoninë e Veriut, rasti më i zakonshëm i diskriminimit është në fushën e të drejtave të punës, ku më i zakonshëm është diskriminimi gjinor. Përkundër kësaj situate, në vend, veçanërisht në nivelin lokal, shumë pak ose aspak nuk ndahen fonde për aktivitete që do ta promovojnë barazinë gjinore. Punëtoret dhe kandidatet për punësim në vend janë në pozitë më pak të favorshme se burrat, ndërsa rrënjët e vërteta të pabarazisë gjinore dhe të diskriminimit mbeten të paqarta.

Me projektin “Barazia gjinore në vendin e punës: Monitorimi në nivel lokal” përqendrohet kryesisht në ekzaminimin e rrënjëve të pabarazisë gjinore dhe diskriminimit gjatë punësimit dhe në vendin e punës, por edhe në ngritjen e vetëdijes dhe njohurive të punëtorëve për t’u mbrojtur nga diskriminimi gjinor. E gjithë kjo do t’u ndihmojnë politikëbërësve të marrin vendime të informuara të bazuara në prova, të dhëna dhe rekomandime dhe do ta inkurajojë dialogun social midis punëtorëve, punëdhënësve dhe krijuesve të politikave.

Aktivitetet e planifikuara të projektit – analizat, rekomandimet, dokumentet e politikave publike, takimet, fushatat lokale, publikimet informative – përfshijnë bashkëpunim aktiv me punëtorët, punëdhënësit, autoritetet lokale, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe me krijuesit e politikave në komunën e Prilepit.  Zbatimi i rekomandimeve që do të dalin nga hulumtimet dhe analizat, si por edhe vetëdija e shtuar publike, në planin afatgjatë, do të kontribuojë për barazi më të madhe gjinore dhe për parandalimin e diskriminimit gjatë punësimit dhe në vendin e punës.

“Barazia gjinore në vendin e punës: Monitorimi në nivel lokal” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Për më shumë informata për punën e “Finance Think”, si dhe për aktivitetet e projektit, ndiqni ata në ueb-faqen e tyre dhe në faqen në Facebook.

—————————————————

27 Maj 2020