Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Përmes projektit “Dialog me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimin në BE”, organizatat qytetare mund të informohen në kohë dhe saktë për tema, fusha dhe çështje që janë të rëndësishme për ndikimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile mbi reformat kryesore sektoriale në procesin e anëtarësimit në BE.

Si pjesë e aktiviteteve të projektit, në periudhën janar – shkurt 2020, u krye një anketë, e cila synonte të mbledhë të dhëna mbi përvojën e organizatave të shoqërisë civile me pjesëmarrje dhe kontributin në konsultimet për politikat publike, si dhe në grupet sektoriale të punës. Pyetësori i anketës iu dërgua 2097 organizatave të shoqërisë civile, ndërsa atij iu përgjigjën 105 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Më poshtë do të gjeni informacionin kryesor nga Pyetësori i anketës për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

Grupet sektoriale të punës janë organe ndërdisiplinare ose ndërinstitucionale që duhet të ofrojnë këshilla dhe të sigurojnë konsensus midis aktorëve kryesorë në sektorët e IPA 2, dhe janë gjithashtu një mekanizëm për koordinim dhe dialog të gjerë mbi strategjitë kombëtare.

Njohuritë e paraqitura në këtë vizualizim u mblodhën në kuadër të projektit “Dialog me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimin në BE”, si pjesë e metodologjisë së mbledhjes së të dhënave që synojnë të përmirësojnë pozicionin e organizatave të shoqërisë civile në punën e grupeve sektoriale të punës. Më shumë informacion mund të gjendet në: www.dijalogkoneu.mk.

—————————————————

14 Tetor 2020