Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Qendra e Komunitetit të Komunës së Strugës zhvilloi një hulumtim të opinionit publik mbi procesin e anëtarësimit në BE me fokus në Kapitullin 23 në komunat e Strugës, Ohrit, Kërçovës dhe Dibrës. Përfundimi i përgjithshëm është se ata nuk janë të informuar sa duhet ose kanë vetëm informacione themelore në lidhje me procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Shihni një pjesë të rezultateve të hulumtimit këtu, ndërsa analizën e plotë mund ta gjeni në këtë link: https://bit.ly/2PNxm5r

***

“Analiza nga hulumtimi i perceptimit publik të procesit të anëtarësimit në BE me fokus në Kapitullin 23” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

—————————————————

12 Gusht 2020