Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në vendet e Evropës Perëndimore, qasja e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në financimin e shtetit lidhet me konceptin e së mirës publike (public good) dhe të drejtën e secilit individ për t’u bashkuar me qytetarë të tjerë në mënyrë që të ushtrojë ndonjë të drejtë, ide ose aktivitete(e) të përbashkët(a), që nuk i përmbush sektori publik ose ai privat. Praktikat e mira të sotme në kontekstin evropian udhëhiqen nga përkufizimi i rolit të OShC-ve në zhvillimin e shoqërisë, në mënyrë që të arrihet e mira publike, me qëllim që ato të jenë të qëndrueshme financiarisht dhe të veprojnë në mënyrë autonome dhe të pavarur nga të tjerët, kryesisht nga ndikimet dhe interesat politike dhe private.

Në tre dokumentet strategjike të njëpasnjëshme në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimit të sektorit civil në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), rregullimi dhe përmirësimi i financimit shtetëror të OSHC-ve është parashikuar si një nga masat prioritare. Megjithatë, ende mungon një reformë e plotë e sistemit dhe e procedurave, veçanërisht në aspekt të zhvillimit të një modeli dhe kornize që do të bazoheshin në përcaktimin e së mirës publike dhe nevojave të OSHC-ve duke u bazuar në një vizion të qartë për kontributin e OShC-ve në shoqëri, gjegjësisht kontributin e tyre në zhvillimin socio-ekonomik të RMV.

Analiza gjithashtu i referohet kornizës së përgjithshme ekzistuese normative, para së gjithash praktikës së financimit shtetëror të OSHC-ve. Futja dhe përmirësimi i llojit specifik të mbështetjes duhet të harmonizohet dhe të jetë vlerë e shtuar e kornizës ekzistuese. Së dyti, analizat ekzistuese tregojnë se qasja e OShC-ve në financimin shtetëror në RMV nuk është në përputhje me nevojat e tyre, trendet dhe praktikat evropiane dhe përpjekjet e reformave për institucione publike transparente, të përgjegjshme dhe të llogaridhënëse, dhe për këtë arsye nevojitet një reformë e plotë.

Tekstin e plotë të analizës mund ta gjeni këtu:

***

Kjo analizë është produkt i bashkëpunimit të vendosur midis Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Njësisë për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Këshillit të Qeverisë për Bashkëpunim me dhe Zhvillim të Sektorit Civil me Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni, me qëllim të përmbushjes së qëllimit strategjik “Avancimi i sistemit të financimit shtetëror të organizatave të shoqërisë civile”, të përcaktuar në Strategjinë e qeverisë për Bashkëpunim me dhe Zhvillim të Sektorit Civil (2018-2020) dhe planin për zbatimin e masës 6: “Vendosja e një modeli transparent dhe të besueshëm për financimin shtetëror, duke krijuar një fond të vetëm për zhvillimin institucional të organizatave të shoqërisë civile dhe për bashkëfinancimin e projekteve të BE-së.”

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedonia siguroi mbështetje financiare dhe eksperte për përgatitjen e “Analizës së mbështetjes financiare të shoqatave dhe të fondacioneve nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (nga viti 2017 deri në gjysmën e parë të vitit 2019) me një analizë krahasuese të modeleve të financimit publik nga vendet e tjera dhe modelit të propozuar nga Fondi për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe Bashkëfinancimin e Projekteve të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

—————————————————

11 Nëntor 2020