Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Prej 15 deri më 19 tetor të vitit 2019 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, u mbajt Akademia për aksione artistike në organizim të Fondacioneve Shoqëri e Hapur, Qendrës për Aktivizëm Artistik nga SHBA-të dhe Qendrës për Arte Bashkëkohore në Shkup.

Në akademi morën pjesë artistë, aktivistë qytetarë dhe gazetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrësit e Akademisë patën një mundësi të jashtëzakonshme përmes një serie leksionesh dhe punës praktike nën mentorimin e ligjëruesve nga SHBA-të dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të mësojnë dhe të njihen me praktikat e aktivizmit artistik, si dhe të realizojnë një aksion të përbashkët të përqendruar në luftimin e korrupsionit dhe mënyrën si të flitet publikisht për të.

Në kuadër të aksionit “MOS JEP MITË, MOS JEP BEKRI” që u zhvillua më 18 tetor në dy lokacione në qendër të Sarajevës, pjesëmarrësit krijuan një instalim pjesëmarrës hapësinor, i cili përmes historisë së kafenesë së hapur, i fton dhe i inkurajon qytetarët të flasin për korrupsionin në vendin e tyre. Përmes dëshmive të qytetarëve të regjistruara si një histori e shkurtër, pjesëmarrësit u përpoqën t’i inkurajojnë qytetarët të marrin qëndrim aktiv për këtë problem të nxehtë me të cilin përballemi të gjithë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Akademia për aksione artistik mbahet në kuadër të një iniciative dy vjeçare e cila realizohet në Ballkanin Perëndimor dhe Afrikën Perëndimore, dhe ka për qëllim transferimin e njohurive dhe inkurajimin e artistëve, aktivistëve dhe gazetarëve që të jenë më efektiv në përpjekjet e tyre për të ndikuar në angazhimin e njerëzve në lidhje me çështjet e korrupsionit dhe të krijojnë mundësi për bashkëpunim në tema të ndryshme dhe nëpër hapësira të ndryshme gjeografike.