Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Aksioni urban, kushtuar betejave me ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike, në mënyrë të thjeshtë tregon se sa shpejt shkrihet akulli në temperatura të larta dhe na kujton se ajo që shohim në asfaltin e nxehtë ndodh edhe me akullnajat polare, të cilat vlerësohen se nëse nuk merren masa drastike do të shkrihen plotësisht deri në fundi të këtij shekulli, ndërsa niveli i detit do të rritet për 2 metra. Me këto ndryshime klimatike, miliona njerëz do të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe miliona hektarë tokë do të bëhen të papunueshme.

Ndryshimet klimatike janë realitet dhe ne gjithnjë e më shumë i ndiejmë ato në lëkurën tonë. Nuk është më çështje nëse ato do të ndodhin, por cili do të jetë ndikimi i tyre dhe në çfarë mase do ta godasin planetin Tokë dhe cila do të jetë situata në Maqedoni. Këtë vit, edhe pse jo drejtpërdrejt, por indirekt për shkak të sasisë jashtëzakonisht të ulët të reshjeve dhe temperaturave ekstreme prej mbi 45 gradë në shumë vende, veçanërisht në Evropën Jugore dhe Amerikën e Veriut, ndodhin zjarret më të egra dhe më të mëdha të pyjeve në historinë e kohëve të fundit. Në të njëjtën kohë, pjesë të Evropës Perëndimore këtë verë u përballën me vërshime dhe reshje prej më shumë se 200 litra për metër katror në ditë, që nuk janë regjistruar në raportet e sakta meteorologjike që janë mbajtur në Evropën Perëndimore për shekuj me radhë.

Me këtë aksion si dhe me aksionin “Bilanci klimatik”, aktivistët e rrisin vetëdijen publike në Maqedoni për përdorimin më të qëndrueshëm të burimeve natyrore – në radhë të parë të pyjeve dhe të ujit, të cilat fatkeqësisht janë seriozisht të rrezikuara nga prerjet ilegale dhe të tepërta të drunjve, nga zjarrvënia dhe hidrocentralet e vogla që e shkatërrojnë biodiversitetin.

Aksioni u zhvillua nga Qendra për Arte Bashkëkohore, Shkup, dhe u mbështet financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

12 Gusht 2021