Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sfidat për shoqërinë e hapur që i ka paraqitur epidemia e COVID-19 kërkojnë gatishmëri, reagim të shpejtë dhe fleksibilitet. Duke e njohur urgjencën e situatës, në kushte të mbështetjes së zvogëluar financiare për shoqërinë civile, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni vazhdon të punojë në mënyrë të përkushtuar për zhvillimin saj.

Njëri nga prioritetet më të larta të Fondacionit në kushte krize është të mundësohen kushte pune për organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë segment kryesor i një shoqërie demokratike, dhe të cilat janë të goditura nga gjendja e jashtëzakonshme, sikurse edhe segmentet e tjera të shoqërisë.

Duke e ndjekur misionin tonë për integrimin e brendshëm të shoqërisë, si parakusht për integrimin e vendit në BE, Fondacioni e siguroi skemën e granteve prej 135.000 dollarëve në kuadër të konceptit Pjesëmarrja e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit në BE. Ky koncept është dizajnuar me qëllimin e përgjithshëm për t’i mbështetur proceset e reformave në fushat e luftimit të korrupsionit, gjyqësisë dhe parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, si prioritete në procesin e anëtarësimit në BE.

Mbështetja financiare përfshin dhe do të sigurojë:

Mbështetje financiare morën: Grupi Blueprint i organizatave të shoqërisë civile për reforma në gjyqësi”, bartësi i grantit të së cilës është Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike, “Platforma e organizatave qytetare kundër korrupsionit”, bartësi i grantit të së cilës është Instituti për Demokraci “Societas Civilis” dhe Rrjeti për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ” bartësi i grantit të së cilës është Koalicioni për të Drejta Seksuale dhe Shëndetësore të Komuniteteve të Margjinalizuara MARGJINAT. Në këto rrjete të organizatave të shoqërisë civile janë anëtare mbi 30 organizata qytetare, të cilët punojnë në mënyrë aktive për të krijuar një shoqëri dinamike dhe inkluzive, si dhe për t’i promovuar vlerat e shoqërisë së hapur.

Ne në Fondacionin Shoqëri e Hapur – maqedoni mbetemi të përkushtuar për zhvillimin e shoqërisë civile dhe të angazhuar për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në shoqëri – në krijimin e politikave dhe praktikave që do të kontribuojnë për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

—————————————————

7 Maj 2020