Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Videoja “10 vjet Partneritet për Qeverisje të Hapur në Maqedoninë e Veriut” është realizuar në kuadër të projektit “Përkrahje e procesit të zbatimit dhe monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2021-2023”, financuar nga Sekretariati i Partneritetit për Qeverisje të Hapur, dhe i cili implementohet në partneritet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Qendra për Komunikime Qytetare dhe Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave.

Videoja u promovua në kuadër të konferencës për promovimin e Planit të pestë kombëtar të veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2021-2023 dhe shënimit të dhjetë vjetorit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur në Maqedoninë e Veriut, e cila u mbajt më 23 shkurt të vitit 2022 në Shkup.

—————————————————

28 Mars 2022